Kryebashkiaku Bulqizës para GJKKO/ Akuzat politike, më mirë të më thonin ‘hap krahun’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gjykimin tim më mirë të më thonin ‘hap krahun’, se sa të bëhen këto gjyqe politike”. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla para trupës gjykuese ku pritet të njihet me masën e sigurisë pas akuzave për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro.

Vijon seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Allës dhe 12 zyrtarëve të të tjerë që u arrestuan. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.

Nga hetimet ka dyshime të forta se kryebashkiaku Alla, në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë Enkeleda Lleshi, si edhe punonjësit e tjerë kanë favorizuar dy kompanitë ‘BOE Egland shpk’, dhe ‘BE-IS shpk’, gjatë procedurës së prokurorimit publik. Ky favorizim i këtyre dy kompanive është bërë me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Koneshës.

Kryebashkiaku Alla në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar dy firmat ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’ që morën pjesë në tender. Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

Ndaj kryebashkiakut Alla dhe nënkryetares Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

Lexo edhe :  Pension i 13-të/ Miratohet vendimi, dyfishohet edhe pensioni mesatar deri në 2030

 

Të fundit

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, mungon avokati! Sot do lexohej pretenca e SPAK

Seanca për dosjen Metamorfoza është shtyrë për më datë 16 qershor, ora 15:00. Shkak u bë mungesa e avokatit...

Kush është ai që po i shërben Edi Ramës? Një përgjigje për Andi Bushatin

BLENDI KAJSIU - Në artikullin e tij “Si të dallosh një kriptoramist” kolegu Bushati ofron një manual për të dalluar kriptoramistët, ose ramistët e...

Shqipëria dhe “Plani Marshall”, një shans i humbur

Xhorxh Marshall, fjalimi që çoi në Planin i cili ndërtoi Evropën e pasluftës Përgatiti: Leonard Veizi Shqipëria nuk e pranoi ndihmën e “Planit Marshall”. Preferoi më...

Qendra e Tiranës bllokohet sonte deri nesër në orën 23:30, zbuloni arsyen

Rrugët pranë qendrës së kryeqytetit do të bllokohen prej mbrëmjes së sotme e deri në orën 23:30 të së premtes, datë 6 Qershor. Shkak...

Gruaja ndërron jetë pas injeksionit në ambulancë! Çfarë ndodhi sot në Lushnje?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një grua ka humbur jetën pak pasi kishte bërë një injeksion në ambulancën e lagjes. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV