“Modeli black out dhe Zonja ‘Errësirë’/ Berisha denoncon AKSH-in për tendera sekrete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha mori sot pjesë në konferencën “E ardhmja e arsimit shqiptar përmes teknologjisë dhe informacionit”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te situata në të cilën ndodhet arsimi sot, ndërsa theksoi se arsimi është në rrënim. Ai denoncoi sërish veprimtarinë e AKSH-it, për tendera sekrete me të afërm të Ramës.

“Përshëndes të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë të rëndësishme për çështjes thelbësore të arsimit tonë. Konferenca ka rëndësi të veçantë për shumë arsye, trajton një temë të kufijve të avancimit të shkencës, të teknologjisë dhe aplikimit të saj. Inteligjenca artificiale përbën në nga dimensionet e reja më të rëndësishme, e cila me shpejtësi të rrufeshme do të ndryshojë botën. Dekadat e fundit, teknologjia ka qenë bazë e revolucioneve, por këto dekada ka qenë më shumë se të tjera. Ju përpiqeni që t’i qëndroni kohës. Po të shohësh arsimin tonë, është në rrënim.

Është në shkatërrim! Shqipëria në analet e historisë. Nuk dua të bëj një analizë të gjatë. Nëse dixhitalizimi dhe mosha dixhitale ka një dimension për një shoqëri, është transparenca që ajo sjell në të gjitha fushat ku aplikohet. A mund të imagjinohet se pikërisht në këtë fushë, Edi Rama ka vendosur black-out të plotë.

Agjencia më e korruptuar e Shqipërisë është agjencia e shoqërisë së Informacionit, e cila procedon dhe shpërdoron qindra mln euro të taksapaguesve, me tendera sekrete, sepse vjedh bashkë me të afërm të Ramës. Ajo që duhet të ishte model i transparencës, ajo është model i black-out. Vendosje sistemit të prokurimeve dixhitale në 2008-2009 soli një shumëfishim të pjesëmarrësve, nga 300 pjesëmarrës në vit në të gjitha garat, arritëm në 56 mijë. Imagjinoni Ramën me zonjën ‘errësirë’, se si tenderat e dixhitalizimit i bën të gjitha të fshehta, jashtë çdo lloj ligji, çdo lloj rregulli. Ky është aspekt domethënës i madh. Sistemet ekzistuese u shkatërruan. Laboratorët e informatikës janë inekzistent. “, tha Berisha.

Lexo edhe :  Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV