Përplasja Rama-Nano/ Ish-drejtori i Policisë padit qeverinë për shkarkimin nga detyra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përballja e Gledis Nanos me kryeministrin Edi Rama duket se nuk ka mbaruar me shkarkimin nga kreu i Policisë së Shtetit në ditët e fundit të gushtit 2022. Lapsi.al mëson se në Gjykatën Administrative të Tiranës ka nisur një betejë ligjore mes Nanos dhe qeverisë. Siç tregon burimi ynë pranë kësaj gjykate, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një padi përmes së cilës kërkon të vlerësojë si të paligjshëm shkarkimin nga Këshilli i Ministrave.

Do të ishte naive po qe se Gledis Nano do të pretendonte rikthimin në detyrë. Por nuk besojmë se është ky objektivi i tij. Ai vetëm sa kërkon të zhbëjë juridikisht vendimin e beftë të qeverisë për ta shkarkuar. Pikërisht cilësimi si “shkarkim nga detyra” në vendim është pjesa që atij i prishë punë. Rrëzimi i si i paligjshëm i këtij vendimi të qeverisë do t’i hapë rrugë më pas edhe ngritjes së pretendimeve të tjera nga Nano pse jo për dëmshpërblim financiar.

Gjyqtari i çështjes tregon burimi për Lapsi.al ka administruar pothuajse një pjesë të madhe të dokumentacionit që i duhet për këtë proces. Jo vetëm vendimin e shkarkimit i cili është i aksesueshëm publikisht, por edhe relacionin shoqërues të përgatitur enkas për të kopsitur ligjërisht shkarkimin e Gledis Nanos. Burimi ynë shton më tej se janë zhvilluar dhe seancat e para të procesit fundi i të cilit nuk dihet si do të rrjedhë.

Qoftë edhe formalisht për vijimin e karrierës së tij, mbase jo më kurrë në Policinë e Shtetit, por në një drejtim tjetër, një vendim qeverie me “shkarkim nga detyra” duket se nuk e ndihmon Gledis Nanon për t’u rikthyer ndonjëherë në strukturat shtetërore. Për këtë ai ka nisur në gjykatë një betejë me Edi Ramën ndërkohë që vijon edhe studimet Master në Fakultetin e Drejtësisë në një program të posaçëm të mbështetur nga OSBE.

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet/ 450 shkollat e reja, shëmbëlltyrë e vizionit që kemi për arsimin

Shkarkimi i Gledis Nanos erdhi asokohe pasi ai kishte refuzuar largimin e negociuar me dorëheqje nga Policia e Shtetit. i orientuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila e kishte mbështetur vijimësisht Gledis Nanon, ai bëri rezistencë përballë Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Rama pranoi më vonë se ia kishte kërkuar dorëheqjen Nanos, por sipas tij ai ia drodhi fjalën.

Më pas erdhi shkarkimi që la pas shumë pikëpyetje dhe enigma. Gjerësisht u përhap narrativa se Gledis Nano u shkarkua sepse ishte një drejtor i Policisë së Shtetit që pëshpëriste më shumë se ç’duhej në veshët e ambasadave dhe kjo i prishte punë regjimit të Tiranës. Pikërisht për këtë arsye ai u shkarkua dhe do të mbahet mend si drejtori më jetëshkurtër në krye të Policisë së Shtetit. Drejtori më jetëshkurtër dhe pa ndonjë shkëlqim të madh në detyrë, si në fakt të gjithë drejtorët e tjerë që Rama ka çuar në Policinë e Shtetit përgjatë këtyre 10 viteve.

 

Të fundit

Bie ekonomia e SHBA, Donald Trump nis justifikimet: “Nuk isha unë deri më 20 janar…”

Ekonomia amerikane u tkurr me një normë vjetore prej 0.3% në tre muajt e parë të vitit, tha Departamenti...

Legjenda e Anglisë: Problemi i Realit ka një emër, quhet Toni Kroos

Rio Ferdinand mendon se problemi i Real Madrid është mungesa e Toni Kroos. Mesfushori gjerman u largua verën e shkuar dhe skuadra madrilene po...

Danimarkë, i moshuari përpas turmën dhe plagos 5 persona. Makina gjendet mbi tavolina

Një makinë ka përplasur dhe plagosur të paktën pesë persona në qendër të Kopenhagenit, sipas mediave daneze. Dëshmitë raportojnë se një makinë me ngjyrë të...

Viktima roje i banesës së “Buzëderrit”, del VIDEO e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt

Teksa hetimet vijojnë të tjera detaje po dalin lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 27 prillit, ku në dalje të banesës së tij...

Kërkon titullin e 100-të, por humbi 3 ndeshje! Djokovic tërhiqet nga ‘Italian Open’

Tenisti Novak Djokovic u tërhoq nga 'Italian Open' të martën në mes të një serie prej tre humbjesh, duke hedhur dyshime nëse do të...

Lajme të tjera

Web TV