EMRI/ I dënuar në Itali për “shfrytëzim prostitucioni”/ Kapet i shumëkërkuari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strukturat e DVP Shkodër, në zbatim të  vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për një shtetas të dënuar në Itali, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurisë.

Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

39-vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini), banues në fshatin Beltojë, Shkodër, nuk është gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në perfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka denuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Të fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

Lajme të tjera

Web TV