Regjistrimi i PD-së së Alibeajt/ Anëtari i KAS tregon 4 alternativat që kishin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Komsionit të Ankesave dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka deklaruar se ky organ nuk vendosi se kush është kryetari i Partisë Demokratike, duke iu referuar vendimit për regjistrimin e PD-së së Alibeajt në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Braho tha se KAS është përballur me 4 alternativa, regjistrimin e PD-së me kryetar Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeajn ose Sali Berishën.

Alternativa e fundit, sipas Brahos ishte regjistrimi i dy PD-ve, por që sipas ligjit nuk është e lejueshme.

Ledio Braho: Dy janë elementët kryesore. Ajo që ka të bëjë me pluralizmin. Ne kishim 4 alternativa, një alternativë të regjistronim PD-në me emrin e Bashës, një alternativë me emrin e Alibeajt, Berishës ose regjistrimin e dy PD-ve. Kjo e fundit nuk është e mundur ligjërisht, nuk ekzistojnë dy PD. Ligji e ndalon regjistrimin e dy partive me të njëjtin emër në zgjedhje.

Marrim PD-në me kryetar partie Lulzim Bashën. Është fakt i njohur që Basha ka dhënë dorëheqjen si kryetar. S’mundeshim ne si KAS apo KQZ që të thërrisnim Lulzim Bashës hajde jep dorëheqjen. Ne nuk vendosëm kush është kryetari i PD-së. Në momentin që kjo do ndahej mes Bashës dhe Alibeajt, nuk është që vendosim ne. Ne vetëm konstatojmë atë që ndodh në PD.

Dy element kishte ngritur kryekomisioneri, e para autorizimi që nuk kishte spefikim konkret. Kjo është e tepërt. Është e interpretueshme dhe mund ta tejkalonte këtë. Data e autorizimit ishte 18 maj e 2022. Nuk kishte si e dinte Basha datën e zgjedhjeve. Nëse do kishte datë zgjedhjesh një autorizim, do lindnin dyshime. Komisioneri kishte autorizuar përfaqësuesin e Lulzim Bashës për çdo dokumentacion tjetër, përveç aktit solemn. Në të njëjtin vendim hidhte dyshime mbi këtë autorizim, a mund të jetë i vlefshëm autorizimi i një kryetari të dorëhequr. Për ne si KAS, ai autorizim nuk ishte më i vlefshëm, ndaj detyruam PD-në që të jetë ALibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të firmosë.

Pyetje: A e parashikon ligji dhe kodi kryetarin e komanduar?

Ledio Braho: E parashikon statuti i PD-së. Në momentin që në lidhje me këtë komandim nuk ka ankim në organet e PD-së. U bë pyetja në seancë nëse ka pasur ankim në organet e PD-së dhe asnjë nga palët nuk pranoi. E vetmja palë që kërkoi vërtetimin e gjykatës, ishte PD-ja e vulës. Ato sollën vërtetimin.

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV