“Kristi s’u tregua burrë”, mikesha e Keisit: Kush s’do donte të ishte “ishi” i Kejsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Esi Sinanaj, mikesha e ngushtë e Kejsi Medinit ka folur lidhur me lojën e saj në Big Brother.

Përmes një lidhje Skype nga Spanja ajo tregoi për “Ftesë në 5” se kishte qenë me Kejsin deri në momentin që ajo u bë pjesë e Big brother Vip Albania.

Esi pohoi se në fillim e mbështeti lidhjen e saj me Kejsin, duke e konsideruar totalishte të sinqertë përfshirjen e Kejsit.

Sa i përket distancimit të tyre, ajo tha se priste më shumë nga Kristi.

“Prisja më shumë nga Kristi. Prisja një mashkull që do reagonte dhe s’ do e pranonte aq kollaj ndarjen. Ai u tregua i ftohtë dhe dukej sikur atë qëllim kishte pasur , thjesht po priste t’ia thoshte Kejsi.”, tha ajo.

Sa i përket thashethemeve për një lidhje të shkuar mes Lorencit dhe Kejsit, Esi deklaroi:

“Lorencin e ka shok. E kemi të njohur të përbashkët. S’ ka pasur lidhje me Lorencin. Mediat e kanë bërë publike për të shitur lajmin. Futja e Lorencit e konfuzoi situatën me njerëzit që  komentojnë dhe jam e lumtur që Kejsi s’ i sheh ato komente. S’ di kush po e përdor këtë lajm për famë, sepse kush s’ do donte të ishte ish- dashuri i Kejsit.”

Të fundit

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit...

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria e Jashtme e Koresë së...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i...

Lajme të tjera

Web TV