Takimi Kurti-Vuçiç/ Haradinaj: Shikoj një loje të paarsyeshme, ne duhet të ecim përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë që dha për emisionin “Ballkan Update”, foli për takimin e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç sa i përket marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai u ndal gjithashtu edhe te kritikat e opozitës në Kosovë lidhur me planin evropian.

Haradinaj e cilësoi sjelljen e disa partive opozitare në Kosovë si jo serioze kur bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të rëndësishme për vendin.

“Marrëveshja nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale por nuk ka asgjë të keqe në këtë marrëveshje. Nga këto partitë që po bëjnë zhurmë, PDK dhe LDK nuk e shoh shumë serioze sjelljen e tyre në këtë proces.

Shikoj një lloj loje të paarsyeshme në momente kaq kritike për vendin tonë. Ne duhet të ecim përpara.

Të mos ecim me frikën e dështimit por të rrisim vetëbesimin.  Këta që në një mënyrë apo në një tjetër dëshirojnë me zbehur këto që kanë ndodhur i kisha pyetur se cilat alternativat e tyre.

Disa alternativa që kanë ndërmarrë prej tyre kanë qenë të rrezikshme në të kaluarën.“, tha Haradinaj.

Të fundit

Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Ka vijuar edhe përgjatë kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht...

BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të...

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur...

Lajme të tjera

Web TV