A do të dalë Luizi bashkë me Kiarën? Arbër Hajdari: Televotimi mund të prishet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë opinionisti i Big Brother VIP Arbër Hajdari i cili ka folur rreth banorëve të Big Brother

I pyetur se çfarë mendon për deklaratën që ka bërë Luizi se nëse del Kiara ditën e shtunë, ai do bëjë gati valixhen dhe do dalë me të, Arbëri shprehet se Luizi i ndryshon shpesh herë deklaratat që bën brenda shtëpisë.

Arbër Hajdari: E prisja, e kam thënë edhe në program që e prisja. Deklarata e Luizit, Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani, mendoj që sërish do e ndërrojë deklaratën.

Nuk jam dakort me deklaratat ekstreme për shkak se unë mendoj që Luizi duhet ta shikonte këtë nominim ndoshta si një shenjë për të parë se si e sheh publiku jashtë, raportin e Kiarës dhe Luizit.

Nga krahu tjetër Luizi është po i njëjti njeri i cili para dy javësh theksonte se gjëja më e rëndësishme për të ishte loja dhe madje duke ia thënë dhe duke ia përsëritur edhe Kiarës për të disatën herë që unë të dua shumë, por t’i nuk e fiton, por e fitoj unë.

Unë mendoj që është kujtuar vonë për të bërë këtë fushatën që mendoj që edhe ajo e djeshma, deklarata e tij ishte më shumë fushatë, por nga krahu tjetër është një lloj imponimi për mbështetësit e tij të cilët i orienton për të votuar…

Blendi Salaj: Pra ai është duke i bërë një lloj presioni mbështetësve që i thotë nëse ju doni të më shikoni mua këtu brenda votoni Kiarën sepse unë ndryshe dal.

Neada Muçaj: Pas spektaklit ai ka thënë se mund të sakrifikohet edhe Fotinia si një nga banoret që e do më shumë Kiarën dhe është më afër saj, prandaj mund të anulohet nominimi fare.

Lexo edhe :  'Giro d'Italia'/ Aksident i rëndë në Fresk mes çiklistëve! Mikel Landa dërgohet në spital

Arbër Hajdari: Tani ai është brilant për të nxjerrë histori nga hiçi. Strategjikisht brenda lojës ai krijon situata gjatë gjithë kohës.

Blendi Salaj: Çfarë lidhje ka Fotinia se nuk e kuptoj?

Arbër Hajdari: Ai ka hedhur një pretendim që mund të dalë vetë Fotinia që kështu mund të prishë televotimin.

Të fundit

‘Jam duke mbledhur informacion’/ Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në njësinë numër 10 në...

Nga sot, mund të kemi mbështetje edhe 1 miliardë euro në vit

Fatos Çoçoli Bashkimit Evropian. Do të votojmë dhe po votojmë për forcën politike që mund të na sjellë në këta katër vitet e ardhshme, më...

Ulsi Manja pas votimit: Vota është respekt për veten, familjen dhe Shqipërinë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ushtruar të drejtën e votës dhe në një prononcim për mediat theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare. “Vota është respekt...

Shpërthim në lagjen “Konferenca e Pezës”, dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës

Mëngjesin e sotëm, një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të...

Meta voton nga burgu/ Gazetarët nuk u lejuan që të hynin brenda qendrës së votimit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar nga burgu për zgjedhjet e 11 majit. Ai ka përcjellë edhe një mesazh nga qelia,...

Lajme të tjera

Web TV