‘Gëzuar Ramazanin!’/ Londra pret muajin e shenjtë islamik, me dekorime për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë ndonjëherë, Cirku Piccadilly i Londrës është ndriçuar me dritat e Ramazanit për të mirëpritur muajin e shenjtë islamik të agjërimit.

Fjalët “Gëzuar Ramazanin” ndriçuan rrugët, me instalacionin që mbante mijëra drita.

Koncepti është kuruar nga Ramadan Lights UK, një organizatë jofitimprurëse e cila synon të përhapë ndërgjegjësimin për muajin e agjërimit.

“Ky koncept i kuruar me kujdes përshkruan fazat e hënës gjatë gjithë muajit të bekuar, duke sjellë dritën e Ramazanit në rrugët e Londrës”, tha Ramadan Lights UK në një postim në Instagram.

Nisma, e udhëhequr nga themeluesja Aisha Desai, filloi tre vjet më parë.

“Këtë vit, jam shumë krenare që dritat tona janë vendosur në një nga rrugët më të famshme të Londrës – Coventry Street, rruga që bashkon Piccadilly Circus me Leicester Square”, tha Desai.

Bashkë me të ishte edhe kryebashkiaku Sadiq Khan ishte i pranishëm për të shënuar këtë rast, pasi shumë u mblodhën për të festuar momentin historik të martën. Sadiq Khan tha se ishte një “nder për t’i ndezur ato”.

“Londra është tani qyteti i parë i madh në Evropë që pret një shfaqje spektakolare të dritës për të shënuar Ramazanin. Është një simbol i vërtetë se si kryeqyteti ynë feston diversitetin tonë,” shkroi kryebashkiaku në Twitter.

London is now the first major city in Europe to host a spectacular light display to mark Ramadan. It’s a true symbol of how our capital celebrates our diversity. pic.twitter.com/w2YZMHMW8T

— Mayor of London, Sadiq Khan (@MayorofLondon) March 21, 2023

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV