Rama në Londër, takim me Sunak. Në fokus emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama do të udhëtojë këtë të mërkurë drejt Londrës, atje ku do të qëndrojë 3 ditë në një vizitë zyrtare. Ai do të pritet nga homologu Rishi Sunak, me të cilin do të takohet për herë të parë.

Të dy krerët e qeverive kanë pasur më herët një bisedë telefonike për cështjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, si dhe kanë shkëmbyer replika përmes mediave ndërkombëtare.
Ministrat britanikë i quajtën shqiptarët kriminelë, ndërsa qeveria jonë e dënoi gjuhën e përdorur nga Londra zyrtare, duke i dërguar dhe një notë verbale përmes ambasadorit.

Rama e kishte quajtur diskutimin në parlamentin anglez si një dështim i brendshëm i qeverisë për të menaxhuar kufijtë e saj, ndërsa britanikët publikonin shifra duke thënë se shqiptarët kryesonin listën e atyre që futeshin në ishull me varka të vola e gomone përmes tunelit të Lamanshit.

Tashmë Rama e Sunak do të takohen sy më sy për të folur për politikat britanike të kthimit të emigrantëve të paligjshëm dhe zbatimin e një marrëveshjeje dy palëshe për riatdhesimin e tyre.
Lufta e përbashkët në luftimin e krimit të organizuar do të jetë pjesë e bisedimeve, teksa si në cdo rast, do të diskutohet forcimi i shkëmbimeve ekonomike dhe mbështetja në politikën e jashtme.

Të fundit

Dasma e vitit, Jeff Bezos do të martohet me Lauren Sanchez në një teatër në Venecia

Sipas raportimeve të huaja, ceremonia pritet të zhvillohet në një teatër romantik në natyrë, me vendndodhjen që do të...

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën!

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin e Komunitetit Politik Evropian...

E marta, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

E marta, data 13, konsiderohet nga shumë njerëz si dita më… e pafat e vitit. Për supersticiozët, është një ditë plot ndalime, plot “jo”...

Sonte nata e parë e “Eurovision 2025”, Shqipëria përfaqësohet nga Shkodra Elektronike

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit europian të muzikës Eurovision 2025. Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë festival nga...

Kruja i shkon të djathtës,PD mposht PS me rreth 200 vota,e vetmja fitore në qarkun Durrës

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës që i kalon të...

Lajme të tjera

Web TV