Rriten sërish çmimet/ Një kg qep nga 80 lekë, shkon në 150 brenda javës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që tregtarër në Elbasan të tregtojnë prodhime të importuara. Rasti konkret është tregtimi i qepës.Pak ditë më parë 1 kg qep tregtohej me 80 lekë , ndërsa sot cmimi është dyfishuar duke bërë që të shitet  me të paktën 150 lekë kilogrami.

Tregtarët arsyen e shtrenjtimit e lidhin me mungesën e mallit vendas. Ata thonë se janë të shumta rastet kur qytetarët shikojnë tezgat e tyre dhe largohen pa blerë asgjë.

Ndërkohë nga ana tjetër qytetarët dhe konsumatorët thonë se ky cmim është i papërballueshëm. Sipas tyre jo vetëm cmimi i qepës është rritur , por dhe i produkteve të tjera cka ka reduktuar dhe konsumin e tyre.

Prej nisjes së pandemisë familjet shqiptare janë përballur disa herë me rritje të cmimeve të shportës.

Qytetarja: Rritja e çmimit është e papërballueshme. Tani do blejmë më pak.

Një nga tregtaret: çmimi i qepës është rritur nga 80 lekë/kg në 150 lekë/kg.
Shkak importi.

 

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV