Zotohet Meta: Do rris pagat dhe pensionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorët e njësisë nr. 1 në Tiranë.

Gjatë takimit, të pranishëm kanë qenë edhe kandidatët e Këshillit Bashkiak, , Dr.Artan Distafën,  Ana Azizaj dhe Genc Gjokutaj.

Meta nëpërmjet një postimi në rrjete sociale është zotuar se do të bëj gjithçka për të fuqizuar familjen shqiptare dhe ka rikujtuar premtimin për indeksimin e pagave dhe rritjen e pensioneve dhe garantimi i pagave dinjitoze edhe për studentët.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që të mbështesim dhe të fuqizojmë familjet shqiptare. Kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës.

Sot një familje blen më pak, sepse paguan më shtrenjtë për çdo produkt dhe shërbim.

Ne jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste. Vepra dhe punë, jo fjalë boshe.

Prandaj kemi propozuar projektligjin për indeksimin e pagave. Prandaj angazhohemi për dyfishimin e pensioneve dhe prandaj pika kryesore e programit tonë është garantimi i pagave dinjitoze për të rinjtë tanë.

Bashkë me kandidatët për Këshillin Bashkiak, Dr.Artan Distafën, kirurg i mirënjohur, Ana Azizajn dhe avokatin Genc Gjokutaj sot vizituam njësinë nr.1, ku pata rastin t’ua përcjell banorëve qëndrimet tona në takimet e ngrohta dhe rastësore. Te njësia nr. 1, si kudo në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihet siguria e ndryshimit që po vjen dhe që të gjithë qytetarët presin me padurim.

Bashkë Fitojmë!”, shkruan ai.

 

Të fundit

Detaje nga krimi brenda familjes në Prizren, babai telefonoi policinë pasi kreu aktin

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Prizrenin mëngjesin e sotëm ku babi ka goditur me thikë bashkëshorten dhe dy...

Noka mesazh Suel Çelës: Mos telefono komisionerët e PD. Elbasani nuk mbahet me banda

Flamur Noka nga Elbasani ka përcjell një mesazh për Suel Çelën, duke i bërë thirrje atij që të mos kërcënojë demokratët dhe mos telefonojë...

U zu poshtë nga masivi i inerteve, ende asnjë shenjë nga 29 vjeçari në Mat

Shembja e një marivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të...

Ja cili është personaliteti më i favorizuar për më shumë jetëgjatësi

Sikur personaliteti juaj të ndikonte në shpresën për jetë?! Ky është konstatimi i një studimi shkencor të bërë së fundmi. Të plakesh mirë dhe të...

Gënjeu se kishte kancer, blogerja e njohur në telashe të mëdha me vendin e saj!

Dhjetë vite pasi influencuesja australiane, Belle Gibson, pranoi se kishte gënjyer për kancerin terminal të trurit duke pretenduar se ishte shëruar përmes një stili...

Lajme të tjera

Web TV