Mbillet pema e 1 miliontë në Tiranë/ Veliaj: Synojmë 2 milionë pemë në 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe një grup fëmijësh mbollën pemën e një milionë në Parkun e Liqenit Artificial.

Një ngjarje e rëndësishme për qytetin, por sidomos për ambicien e Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 2 milion pemë deri në vitin 2030.

Veliaj u shpreh shumë entuziast për këtë arritje, por shtoi se misioni vazhdon.

“Kemi numëruar çdo pemë të mbjellë. Nuk e di a e mbani mend, kush ka qenë në Tiranë para 7-8 vitesh, kjo hapësirë ishte e gjitha një landfill i madh, ku digjej plastikë.
Vetëm këtu ka pasur 100 struktura pa leje, kurse sot është dyfishuar hapësira e Parkut të Liqenit.
Mjafton të shikoni pemët që kanë çelur sythat e parë, për të kuptuar se ajo betejë dhe sakrificë ia vlejti.
Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Lajme të tjera

Web TV