Të shtëna me armë në Rrëshen/ Babë e bir qëllojnë drejt makinës,në kërkim nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflikt mes disa personave në Mirditë është shoqëruar të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit pak minuta më parë, ku mësohet se të përfshirë janë babë e bir.

Ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

“Qëlluan me armë zjarri, pas një konflikti të çastit, drejt automjetit të një shtetasi, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (babë e bir).

Në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit M. B. dhe E. B. (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë.  Nga veprimet e para hetimore rezulton se fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit  me të cilin lëvizte shtetasi S. R.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.” – njofton policia.

Lexo edhe :  “Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të fundit

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Lajme të tjera

Web TV