Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj mbledh Kryesinë, çfarë pritet të vendoset sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon edhe këtë të diel mbledhja maratonë e Kryesisë së Alibeaj.

Kryesia e PD-së e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj pritet të vendosë sot se si do të dalë në zgjedhjet e 14 majit.

Gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb”:  “Ditën e sotme Kryesia e PD zyrtare do të diskutojë një për një të gjitha bashkitë dhe çdo gjë do të bëhet me proces vote”.

Kryesia e PD-së do të vendosë sot përfundimisht se si do dalë në zgjedhje, teksa tre grupimet që janë kristalizuar brenda Kryesisë kanë propozime të ndryshme.

Burimet i thanë Balkanweb se Jorida Tabaku, Dhurata Çupit dhe Oriola Nebiajt kërkojnë që të dalin në zgjedhjet e 14 majit vetëm me kandidatë për Këshillat Bashkiakë.

 

 

Grupi tjetër i Gazment Bardhit dhe Indrit Sefës, kërkojnë të dilet me kandidatë në pak zona, të cilat vlerësohet se mund të fitohen dhe grupi tjetër që përbën shumicën e Kryesisë dhe që drejtohet nga Alibeaj kërkojnë që të dalin patjetër në Tiranë me kandidat për kryetar bashkie dhe në 20-30 bashki, mes të cilave Fieri, Korça, Dibra, Kuçova dhe Kurbini dhe të mos ketë kandidatë në zonat ku vlerësohet se fitojnë kandidatët e Primareve.

Për Tiranën siç është mësuar janë Jonila Godole dhe Roland Bejko.

Të fundit

Ish kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK

Ish kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK. Në përditësim…

3 vite luftë në Ukrainë, BE miraton një tjetër paketë me sanksione ndaj Rusisë

Bashkimi Europian miratoi një tjetër paketë sanksionesh ndaj Rusisë. Lajmin e konfirmoi përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme Kaja Kallas e cila tha...

Pritet të marrë postin kryesor të Gjermanisë, ja kush është kancelari i ri Friedrich Merz

Friedrich Merz, në rrugën për t’u bërë kancelari i 10-të i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore pas zgjedhjeve të së dielës në këtë...

Shpërthim në konsullatën ruse në Francë, nuk ka të lënduar

Një shpërthim u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin Francez të Marsejës brenda oborrit të konsullatës Ruse. Policia Franceze nuk ka komentuar...

Ishin duke lëvizur me monopatina, përplasen 2 persona, njëri prej tyre ukrainas

Dy persona në qytetin e Vlorës janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po lëviznin me monopatina. Vlorë- Dy persona në qytetin e Vlorës janë përplasur me...

Lajme të tjera

Web TV