28 Mars 1941/ Vetëvritet Virginia Woolf, shkrimtarja e njohur britanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virginia Woolf është padyshim një nga shkrimtaret më të mira të të gjitha kohërave. Librat dhe esetë e saj karakterizohen nga një stil i ndjeshëm, botë e brendshme dhe një shmangie nga përshkrimet lineare. Një talent i jashtëzakonshëm në fushën e saj, librat e Woolf duhet të lexohen nga të gjithë ata që duan të njohin më mirë letërsinë e shekullit të 20-të. Biografia e saj është një pikë referimi në letërsinë moderne dhe feminizmin…

… Virginia Woolf, shkrimtare dhe romanciere e jashtëzakonshme. Me tetë romane të shkruara dhe më shumë se tridhjetë libra të zhanreve të tjera, Virginia Woolf vazhdon të jetë një nga shkrimtaret më me ndikim në letërsi. Është autorja që revolucionarizoi narrativën më të madhe në shekullin e 20-të. Ishte gjithashtu ajo që mbronte më së shumti të drejtat e grave përmes teksteve të saj.

Virginia Stephen Woolf Lindi në Londër më 25 janar 1882, në një familje të shtresës së mesme. Vdekja e papritur e nënës së saj në vitin 1895, kur ajo ishte vetëm 13-vjeç dhe e gjysmë- motrës së saj 2 vjet më vonë, i shkaktoi Virginias disa kriza të njëpasnjëshme nervore. Ndërkohë vdekja e babait në vitin 1904, provokoi tek ajo krizën më të fortë, pas së cilës u shtrua për disa kohë në një spital psikiatrik.

Krizat e mëvonshme nervore, sipas studiuesve të ndryshëm por edhe nipit dhe biografit të saj  Quentin Bell, u ndikuan edhe nga abuzimi seksual që dhe e motra Vanesa pësuan prej gjysmë-vëllezërve të tyre George dhe Gerald Duckworth, të cilët Woolf i përmend në dy nga esetë e saj autobiografike.

Pas studimeve në King’s College në Cambridge dhe në Londër, Virginia u njoh me Lytton Strachey, Clive Bell, Rupert Brooke, Duncan Grant, Leonard Woolf dhe Roger Fry, të cilët formuan së bashku bërthamën e rrethit intelektual të shkrimtarëve dhe artistëve, të njohur si Grupi Bloomsbury.

Virginia u martua me Leonard Woolf në 1912. Pavarësisht nga gjendja e tij e dobët ekonomike, çifti pati një lidhje të ngushtë. Woolf filloi të shkruajë në mënyrë profesionale që më 1900-ën, fillimisht për “Time Literature”. Romani i saj i parë “Në udhëtim”, u botua në vitin 1915.

Lexo edhe :  Kieran Culkin doli nga hija e vëllait për t'u bërë mbret i sarkazmës i nominuar nga Bafta

Woolf vazhdoi të botojë romane dhe ese si një intelektuale publike.

Ajo është konsideruar si një nga novatoret më të mëdha të gjuhës angleze. Në veprat e saj, eksperimentoi me vetëdijen dhe aspektet psikologjike dhe emocionale të personazheve të saj.

Gjatë periudhës mes dy luftërave, Woolf shkroi veprat e saj më të famshme si “Zonja Dalloway” (1925), “Shumë larg” (1927), “Orlando” (1928), dhe libri-ese “Një dhomë më vete” me thënien e saj të famshme:”Një grua duhet të ketë para dhe një dhomë të vetën, nëse do të shkruajë prozë letrare”.

Kritika e ka vlerësuar për stilin e saj të veçantë, edhe pse vepra e saj është kritikuar shpesh si tejet elitiste,  se sillej vetëm rreth botës së ngushtë të shtesës së mesme dhe të lartë angleze, duke mos patur asgjë për t’i përçuar lexuesve të tjerë. Ajo u kritikua nga disa studiues për anti-semitizëm, si dhe për disa blasfemi në lidhje me Krishtërimin.

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore, shkatërrimi i shtëpisë së saj në Londër gjatë bombardimeve gjermane, si dhe pritja e ftohtë ndaj librit të saj të fundit, e rënduan më tej gjendjen e saj mendore. Më 28 mars 1941, Woolf vendos të vetëvritet. Ajo mbush xhepat e palltos se saj me gurë, dhe hidhet në lumin Ouse pranë shtëpisë së saj duke u vetë mbytur.

Trupi i saj nuk gjendet deri më 18 prill. Në shënimin e fundit për bashkëshortin e saj do të shkruante: “E ndiej se po çmendem përsëri. Kësaj radhe nuk do të shërohem. Po filloj të dëgjoj zëra. Nuk arrij të përqendrohem. Prandaj po bëj atë që duket gjëja më e mirë. Ti më ke dhënë më të madhen lumturi që mund t’i jepet një njeriu. Nuk besoj se dy persona do të mund të kishin qenë më të lumtur, përpara se të arrinte kjo sëmundje e tmerrshme. Nuk mund të luftoj më…”

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV