Berisha “non-grata”, ambasadori britanik paralajmëron: Kjo është veç vala e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se në Shqipëri do të ketë persona të tjerë që do të shpallen “non-grata”. I pyetur për ish-kryeministrin Sali Berisha, diplomati britanik në Tiranë tha se kjo ka qenë veç vala e parë.

“Nuk ka rendesi se çfare pune apo roli dikush ka. Nese jane te lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmene apo te tjere ata mund te specifikohen”, tha ambasadori britanik.

Pjesë nga biseda e ambasadorit në Euronews Albania:

PYETJE: A do kete shpallje te tjera ne listen e zeze te britanikeve apo u mjaftuat me listen e pare? Ju thate qe do te kete…

AMBASADORI KING SMITH: Ashtu siç e permenda me pare, ne do te shohim se çfare veprimesh te tjera do te ndermarrim si ne Shqiperi dhe ne rajon, edhe ne rang global sepse ne mendojme se llogaridhenia eshte e rendesishme dhe nese mundemi te kemi nje shtresezim te llogaridhenies ne shkalle nderkombetare. Mbreteria e Bashkuar ashtu si edhe vende te tjera do te ndermarre hapa per konfiskimin e pasurive dhe presim vendimet e ketij viti.

PYETJE: Pra do te kete shpallje te tjera non gratash brenda vitit thate. Politikane apo biznesmene? Cilet keni ne objektivin tuaj te shpalljeve?

AMBASADORI KING SMITH: Nuk ka rendesi se cfare pune apo roli dikush ka. Nese jane te lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmene apo te tjere ata mund te specifikohen.

PYETJE: Dizenjimi i zotit Sali Berisha si “i padëshiruar” në Britaninë e Madhe, a ishte ky vendim pasues i vendimit të SHBA?

AMBASADORI KING SMITH: Është shumë e qartë se këto vendime merren në nivelet më të lartë të qeverisë shqiptare, nga ministri i Brendshëm dhe ministri i Jashtëm, dhe nuk ndikohen nga asnjë individ. Por çfarë është e qartë, është se ne do vazhdojmë të përballemi dhe për t’u treguar atyre që janë të përfshirë në korrupsion, nuk janë të mirëpritur në Britani.

Të fundit

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Lajme të tjera

Web TV