Berisha: Në 8 vite kemi humbur 35 % të popullsisë, kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë për shpopullimin, Sali Berisha u shpreh se ne po përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870.

Ai theksoi se në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri.

Berisha: Ne mblidhemi për një debat rreth doktrinës së Vaso Çubrilloviçit dhe unë dua të falënderoj zotin Shahu dhe Duraku për publikimin e këtij libri që sot është më aktual se kurrë për çdo shqiptar.

Ne përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870. Shqiptarët ishin para alternativës: to bo or not. Përveç vetes së tyre, shumë të paktë ishin ata që i pranonin për kohën.

Porta e Lartë dhe Pallati Jolldiz ishin të gatshëm të shpallnin grekë, sllavë, të gjithë të krishterët shqiptarë, me qëllim që shqiptarët t’i paraqisnin si otomanët e Europës.

Ne ngritëm zërin tonë fillimisht me pushkë. Ishte ajo rezistencë që iu bë vendimeve të Kongresit të Berlinit, kryesisht në zonat e alpeve, e cila faktoi se këta ishin një komb. Rilindësit formësuan doktrinën e shqiptarisë, doktrinë perëndimore, dhe kombi mori rrugë. Nga ajo kohë kemi kaluar rreziqe.

Prandaj them se sot jemi pas vitit 1870 në një gjendje të pashembullt ndonjëherë.

Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore, toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 përqind.  

Sot ne kemi një statistikë më të saktën që kemi pasur kurrë në histori. Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri. Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori. 

Të fundit

I huaji tmerronte banorët në Skelë të Vlorës, policia e shoqëron për sjellje agresive

Një i huaj po lëvizte në zonën e Skelës në Vlorë duke bërtitur dhe me sjelle agresive me njerëzit....

Kanye West thotë se duhet të kishte pasur fëmijë me Paris Hilton, jo me Kim-in!

Kanye ka vendosur që të shokojë botën! Rishtazi, gjatë një transmetimi live në Twitch, reperi u shpreh i indinjuar se në fakt, nuk duhet...

Zgjedhjet e 11 majit/ Kthehen në KQZ rreth 22% e fletëvotimeve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhëna të reja lidhur me procesin e votimit për shqiptarët në diasporë. Sipas të dhënave të publikuara...

Plazh pa mushkonja, para sezonit turistik nis dezinskektimi në Shëngjin

Procesi i dizinsektimit në zona turistike të Lezhës ka nisur dhe është shtrirë në të gjitha vatrat ku është evidentuar prania e larvave të...

Xhelal Mziu “lë pa punë” Meri Shehun!/ Parashikon fitoren madhështore në Dibër

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, bën një parashikim për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark, teksa është optimist...

Lajme të tjera

Web TV