“Jemi në kushtet e një mundësie të re”/Rama: Synojmë të rrisim pagën mesatare në 900 Euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria Shqiptare ka miratuar sot aktet për rritjen e pagës mesatare në vend, pas asaj minimale.

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se synohet që paga mesatare të shkojë në vlerën e 900 Eurove.

“Tani kemi në dorë një plan shumë ambicioz por edhe mjaftueshëm të arsyeshme për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, 2023-2024, të Shqipërisë në nivelin elartë të rajonit. Dhe faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 Eurosh. Që do të thotë se jem në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, të familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare”.

Rama deklaroi se rritja e pagës mesatare në nivelin e 900 Eurve do të ndodhë përmes dy fazave brenda 2 viteve të ardhshme.

“Do kemi një rritje tani së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar detatjet të cilat do t’i diskutojm më konkretisht pas aktit të miratimit që do vijë në 10-15 ditët e ardhshme. Dhe sigurisht do publikojmë edhe planin e plot që të gjithë ta dinë se çfarë do pasojë. Kemi thënë për rritjen e pagës së mjhemjekëve dhe infermierëve me 7% këtë vit, dhe pasi të bëjmë rritjen e kësaj pjese me 7% do shkojmë në rritjen tjetër që do jetë rritje e konsiderueshme me vitin e ardhshëm. Ndërkohë për të tjera kategori do kemi rritje të menjëhershme të këtij viti”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë e konsideroi si historike dhe më të rëndësishme reformën në sistemin e pagave, si dhe u bëri thirrje bizneseve private që të aplikojnë politikën e rritjes së pagave.

Të fundit

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Lajme të tjera

Web TV