“Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë”/ Hapa edhe për konfiskimin e pasurive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori britanik Alastair King Smith ka paralajmëruar të tjera “non grata” për Shqipërinë. Mbrëmjen e sotme, në një intervistë që ka dhënë për emisionin “Noë” konfirmoi sanksionet e tjera nga qeveria britanike. Sipas tij, nuk do ketë rëndësi se çfarë pune apo roli do kenë për aq kohë sa ata persona janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Deri më tani “non grata” nga Mbretëria e Bashkuar është sanksionuar vetëm kryedemokrati Sali Berisha, i cili ka të njëjtin ‘titull’ edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pyetje: A do kete shpallje te tjera ne listen e zeze te britanikeve apo u mjaftuat me listen e pare? Ju thate qe do te kete…

Ambasadori King Smith: Ashtu siç e permenda me pare, ne do te shohim se çfare veprimesh te tjera do te ndermarrim si ne Shqiperi dhe ne rajon, edhe ne rang global sepse ne mendojme se llogaridhenia eshte e rendesishme dhe nese mundemi te kemi nje shtresezim te llogaridhenies ne shkalle nderkombetare. Mbreteria e Bashkuar ashtu si edhe vende te tjera do te ndermarre hapa per konfiskimin e pasurive dhe presim vendimet e ketij viti.

Pyetje: Pra do te kete shpallje te tjera non gratash brenda vitit thate. Politikane apo biznesmene? Cilet keni ne objektivin tuaj te shpalljeve?

Ambasadori King Smith: Nuk ka rendesi se cfare pune apo roli dikush ka. Nese jane te lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmene apo te tjere ata mund te specifikohen.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV