“Po i hidhni benzinë zjarrit”/Ambasadori gjerman paralajmëron Kosovën për mbylljen e …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ndarë të njëjtin shqetësim me Bashkimit Evropian ndaj veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës, që çuan në mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

Bashkimi Evropian i është bashkuar kritikave të shprehura edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për operacionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale në Kosovë të administruara nga Serbia.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mëngjes nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) kërkohet që statusi i këtyre institucioneve të zgjidhet përmes dialogut në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

BE-ja i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të “ndalin veprimet e njëanshme që nxisin tensione”, ndërsa ambasadori shtoi se pajtohet me këtë reagim të BE-së.

“Sërish, plotësisht përkrah këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i shtojnë benzinë zjarrit dhe janë e kundërta e reduktimit të tensioneve. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë është platforma e përshtatshme për t’i adresuar këto çështje”, ka shkruar Rohde në platformën “X”./O.S

Të fundit

Rama mes formës dhe nacionalizmit?!

Nga Ben Andoni Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me...

Reshje të dendura shiu në Milano/ Ekspertët: Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Milano mediat raportoje për reshje...

‘Lufta e Yjeve’ Arma sekrete e Putinit, që po tremb Amerikën

Nëntëmbëdhjetë ditë përpara se Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të pushtonin Ukrainën më shkurt të 2022, Rusia lëshoi një satelit të ri...

Rivlerësimi i pronave në 3%, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet. Pra nëse një pronë e...

Mandati i Xhaçkës/ “Kushtetuesja” vendos kur do të shqyrtohet çështja

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës më 21 qershor. Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka, edhe pse ka një...

Lajme të tjera

Web TV