Ish-zv.ministri: Rama dhe Veliaj do të kenë probleme me drejtësinë para 2025-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të ketë probleme me drejtësinë, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në një intervistë për Euronews Albania, Peka u shpreh se presioni ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është i madh, por korrupsioni i mazhorancës është akoma më i madh dhe sipas tij, politikanët socialistë do e kenë të vështirë t’i shpëtojnë burgut.

“Politikani që ka ndenjur më shumë në pushtet në 30 vite demokraci, është Edi Rama. Nëse ke dy fraksione në Partinë Demokratike, midis Bashës dhe Berishës, në Partinë Socialiste ke prapë dy fraksione. Njëra është midis bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe tjeri është burgu 313. Kjo është e ardhmja e Partisë Socialiste. Rama e detyroi Enkelejd Alibeajn të regjistrohet, e regjistroi me dhunë në zgjedhje. Këto zgjedhje do të ndajnë njëherë e mirë, problemet e brendshme të Partisë Demokratike.

Problemet e brendshme të Partisë Socialiste nuk kanë filluar akoma. Fillojnë me 313, me gjysmën e kabinetit qeveritar që janë brenda, do vazhdojnë, edhe Erion Veliaj e ka litarin në qafë, është çështje kohe, para apo pas zgjedhjeve, sa t’ia heqin trekëndëshin nga këmbët. Do vazhdojë edhe me të tjerët. Presioni ndaj SPAK-ut është i madh dhe do vazhdojë, por zullumi është aq i madh, saqë nuk ka as SPAK dhe as perëndi që t’i mbajë. Në 2025, Edi Rama do ketë probleme me gjellën, nuk do ketë probleme zgjedhjesh”, theksoi ai.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV