500-1000 Euro për person/ Kapet 19-vjeçari që transportonte emigrantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 19 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm.

Policia bën me dije se i riu është kapur duke transportuar 6 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër person që dyshohet se informonte të arrestuarin.

Ndërkohë nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar shtetasin M. H., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tarifa”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap duke transportuar 6 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 19-vjeçari.   

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, i cili dyshohet se monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 19-vjeçarin, në rast se kishte punonjës policie. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tarifa”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. H., 19 vjeç, banues në Kavajë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi N. Ç., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Shtetasi M. H. është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, 6 shtetas të huaj, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.    

Nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar shtetasin M. H., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

U lirua me kusht nga burgu/ Berisha rikthen me urgjencë Salianjin në detyrë

Kreu i PD Sali baerisham, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salainji, i cili vetëm...

Spiropali: SPAK dhe GJKKO i kanë dhënë më shumë legjitimet procesit të integrimit në BE

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, Spiropali tha se Kuvendi ndan të njëjtin vlerësim me raportin e...

Berisha sulmon dhe fyen kreun e SPAK-ut/ Altin Troplini është Irena me pantallona!

Kryetari i PD-së hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjen e pasaportës së Irena Gjokës, duke thënë se...

“Po i bëjnë terror psikologjik”/ Berisha ankohet për vuajtjet e Metës në burg

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp nga selia blu se ndaj Presidentit të PL, Ilir Meta po bëhet terror psikologjik...

“7 ditë katastrofë mjedisore në Elbasan”/ Ministri-gazetarëve: Kujdes me terminologjinë

Është shuar pas 7 ditësh zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, ndërsa këtë të martë ishte i pranishëm edhe...

Lajme të tjera

Web TV