Në punimet parlamentare të ditës së djeshme u vutua drafti për tatimin mbi të ardhurat. Deputet e mazhorancës siguruan 70 votat, ndërsa rrëzuan amendamentin shtesë të propozuar nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Kuvendi ka miratuar gjatë seancës së djeshme ligjin e tatimit mbi të ardhurat në vend. 70 deputetë të mazhorancës votuan pro këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për hyrjen në fuqi të taksës mbi profesionistët e lirë që nga viti 2025. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabakut mbajti interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj për mungesën e transparencës me fondet për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Mes debatesh, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së djeshme plenare ligjin e tatimit mbi të ardhurat. 70 deputetë kanë votuar pro këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për ndryshime në ligj ku parashikohej taksë zero për profesionistët e lirë duke nisur nga viti 2025. Ndërsa ligji i miratuar në seancën e djeshme, parashikon hyrjen në fuqi të tatimit për të vetëpunësuarit dhe entittet në janar të vitit 2024. Ndërsa për individët tregtarë me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.
Në ligjin e ri, të ardhurat personale të tatueshme janë klasifikuar në 3 kategori: të ardhura nga punësimi; të ardhura nga biznesi; të ardhura nga investimi. Të ardhurat personale sipas 3 grupeve më sipër, janë parashikuar të tatohen: dy 4 grupet e para (të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi) sipas një sistemi progresiv. Konkretisht të ardhurat nga punësimi do të tatohen progresivisht me normat 13 % dhe 23%, ndërsa të ardhurat nga biznesi do të tatohen progresivisht me normat 15% dhe 23%. Ndërkohë, grupi i tretë (të ardhurat nga investimet apo kapitali pasiv) do të tatohen me normën tatimore 15% ndërkohë që dividentët tatohen me normën tatimore 8%. Tatimi mbi të ardhurat e korporatës ka një normë tatimore prej 15%. Gjatë seancës është mbajtur edhe interpelanca mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut dhe ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Deputetja demokrate akuzoi qeverinë se nuk ka treguar transparencë lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetit. Por ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë për përdorimin e fondeve dhe se çdo qytetar mund të marrë informacion. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka cilësuar si jo shteruese përgjigjet e interpelancës me ministren e Ekonomisë dhe Financave. Tabaku akuzoi ministren se vjen me fjalime të gatshme dhe pa përgatitur dhe se gënjen qytetarët shqiptarë. “Nuk pres dot që ministrja e Financave mos të na thotë asnjë shifër. Është fatkeqësi, shpresoj që qeveria të mbajë përgjegjësi për këtë proces për tenderimet, abuzimi me kreditë e buta. Ministrja është vetëm sot, s’ka kush e mëson të flasë. E kuptoj që fjalimet e gatshme mund të ecin në disa raste por jo gjithmonë. Nuk i gënjen dot përjetësisht qytetarët. Shpresoj që zyrtarët përgjegjës të jenë para drejtësisë”, tha Tabaku. Debate pati edhe mes Berishës dhe deputetëve socialistë Balla dhe Gogu sa i takon akuzave që ish kryeministri pati për kryebashkiakun e Tiranës. Ndërsa nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji, iroinizoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi mbi situatën ku ndodhet siguria në vend pas ngjarjeve më të fundit. Sali Berisha tha në Kuvend duke thënë Ujësjellësi parashikon humbje ndërsa Shqipëria është vendi më i pasur në ujëra. Sipas Berishës, qeveria është fajtore për këto lëvizje ndërsa duhet që ta ulë çmimin e ujit deri në dhënien falas, jo ta rrisë me justifikimin e furnizimit 24 orë.
Nga ana tjetër u shpreh ligji për ‘Tatimin mbi të ardhurat’ do të godasë profesionet e lira dhe sipas Berishës, qeveria ka synim t’i largojë nga Shqipëria. “Kjo seancë është një turbullirë e vërtetë. E përdor ujin si mjet ndëshkimi ndaj qytetarëve. Në aktin e parë ia rritët çmimin me 40% kur Shqipëria është vendi më i pasur në ujëra. Në ligj e moral, autoritetet e vendit duhet t’ia ulin çmimin deri në dhënien falas për shkak të rezervave të pafundme natyrore. Ju rritët çmimin me pretekstin e furnizimit 24 orë. Çfarë ndodhi me rritjen e çmimit? Ujësjellësi i Tiranës parashikon humbje 62% sipas këtij Enti Rregullator. Ju me lëvizjet që bëtë i dërguat drejt falimentimit këto sipërmarrje të mëdha. Në kuadrin e të këqijave që mbillni çdo ditë në këtë vend, kjo është e keqe që po harrohet se kaloni këtu në Parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira. Një ligj i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkulueshme për shpopullim vlerësohet si akt genocidal dhe ju vijoni serialin, keni përzënë në 8 vite mbi 35% të shqptarëve por s’jeni të ngopur dhe tani i jepni goditjen fatale shtresës së mesme. Harroni që qytetarët kanë nevojë jetike për stomatologun, për kontabilistin, për avokatin, për të gjithë ata që quhen profesione të lira dhe ju me një të rënë të lapsit doni t’i përzini nga Shqipëria. Nuk është këtu ai ministri i familjes. Në moton kokën njëri-tjetrin, licensë për vrasjen, rendi në duart e krimit, poliica nuk ekziston, kjo është siguria dhe kushtet për largimin e shqiptarëve.”, tha Berisha.