“U ngjall Ervis Martinaj!”/ Kreu i SPAK jep detaje për çështjen: Kemi pistat se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, ka komentuar edhe zhdukjen e të shumërkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

Ai tha se SPAK është duke hetuar rastin e Martinajt, teksa më tej theksoi se lidhur me masakrën e Don Boskos, në lokalin e Fatjon Muratit, ku mbeti e vdekur banakierja Mimoza Paja, nuk mund të japë më tepër detaje dhe se nuk mund të thuhet nëse u ‘ngjall apo jo’ Martinaj.

Mes të tjerash ai tha se Jeton Lami, efektivi që ka ndihmuar Martinajn, ka ‘kyçur’ gojën dhe nuk jep asnjë të dhënë.

“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim. Në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të hesht dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme.

Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë.”, tha Dumani për gazetarët.

 

Të fundit

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta/ Linjat hekurudhore do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar...

Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që goditën Rumaninë të enjten kërcënojnë të shkatërrojnë minierën e kripës Pride, e...

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një vështrim 2023”. Në shumë vende evropiane,...

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku...

Shok skuadre me mbrojtësin e Shqipërisë/ Serbia përjashton zyrtarisht nga lista lojtarin

Serbia ka publikuar listën përfundimtare me 25 emra që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Janë katër futbollistë të larguar nga lista e mëparshme me...

Lajme të tjera

Web TV