2 prilli, 32 vite nga masakra e fundit e komunizmit në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot 32 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e Komunizmit në Shqipëri.

Zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, u fituan nga Partia e Punës, që gëzonte ende mbështetje në zonat rurale, të cilat përbënin asokohe shumicën e popullsisë, në një kohë që qytetet e mëdha me në krye Tiranën dhe Shkodrën, dhanë sinjalin e madh të ndryshimit, duke votuar për Partisë Demokratike, që ishte themeluar vetëm 3 muaj e gjysmë më parë.

Por ky rezultat u prit me zhgënjim të madh dhe revoltë, veçanërisht në Shkodër, kryeqendrën e veriut dhe një ndër qytetet me të goditura nga diktatura, gjatë regjimit gjysmëshekullor mono-partiak. Të bindur se zgjedhjet ishin manipuluar nga Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit, mbështetësit e PD vendosën të mbajnë në datën 2 prill një protestë në sheshin përballë Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër.

Protesta nisi rreth orës 8.00 të mëngjesit. Situata u agravua dhe nisën përplasjes mes protestuesve dhe forcave speciale. Në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku. Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, ky i fundit një figurë e njohur e lëvizjes studentore që solli pluralizimin. Ndërkohë rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka.

Për këto vrasje u bënë përgjegjës snajperistët e pozicionuar në tarracën e Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër. Numri i të plagosurve mendohet se ishte 58. Për ngjarjet e asaj dite u gjykua dhe dënua me 22 vite burg Xhemal Dymylja, ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës në Shkodër, me 16 vite burg Çapajev Taçi, ish-kryetari i Degës së Brendshme në Shkodër, me 16 vite burg Hajredin Shyti, ish-zv/ministër i Brendshëm, me 12 vite Dilaver Papare, ish-shefi i policisë në Shkodër, dhe 11 vite burg Gjek Çelaj, ish zv/shefi i policisë së Shkodrës.

Të fundit

Risitë e recetës së re mjekësore, Urdhri i Farmacistit: Shmangen abuzimet

Mjekë dhe farmacistë prej datës një gusht kanë vënë në zbatim një recetë të re mjekësore. President i Urdhrit...

Ndërsa bota po shkon gjithnjë e më pranë shkatërrimit bërthamor, ku është opozita?

Ngërçi fëminor mes SHBA-së dhe Rusisë duhet të zgjojë opinionin publik nga gjumi për një rrezik që, në shumë mënyra, është më i madh...

Vala e nxehtësisë vë në vështirësi sistemin energjetik, bien prurjet e lumenjve në HEC-e

Temperaturat e larta të vazhdueshme kanë çuar në një ulje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë me ujë rezervuarin më të madh...

Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita...

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Lajme të tjera

Web TV