Tirana ka çmimet më të shtrenjta të apartamenteve pas Parisit dhe Beogradit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas Beogradit e Parisit, qytete këto ku për përballimin e blerjes së një apartamenti  nevojiten disa muaj më  shumë punë.

Ndërkohë, që në qytete si Brukseli apo Dubai, me llogaritë e sotme duhen 4 deri në 7 vite punë. Kreditë e buta që japin bashkitë, shihen si mundësi  të mira, por ato prekin një numër shumë të ulët familjesh.

Ndërtuesi Hajredin Fratari deklaroi në emisionin “Money” në Euronews Albania: “I bëj thirrje bankave të jenë më të hapura.

Të japin kredinë në masën 100%, dhe jo 80%, sepse cmimi i tullës ngrihet dhe bankat janë të sigurta në këtë aspekt.

Shqiptari ngelet pa bukë, por këstin e bankës e paguan, sepse do që të ketë shtëpinë e vetë, ndërsa në Gjermani e Danimarkë 26 % e njërëzve ka banesën e vet”.

Ndërkohë që ekonomisti Pano Soko tha se një familje pagë mesatare 53 mijë lekë nuk mund blejë apartamente me çmim deri në 2 mijë metra katrorë.

“Një vend me pagë mesatare neto 53 mijë lekë, nuk përballon dot një cmim deri në 2000 euro m2 dhe nëse ti heq paranë e pistë nga ekuacioni, do të përshatet me këtë realitet të ri dhe tregu shkon tek paga 500 euro, dhe tregu shkon në ekuilibrin e vet natyror”, tha Soko.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV