U hodh si ide dhe në Shqipëri/ Hapet në Itali shkolla për barinj: Ja si u vjen në ndihmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U hodh si ide dhe në Shqipëri, hapet në Itali shkolla për barinj: Ja si u vjen në ndihmë të rinjve në blegtori

Teksa ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca lajmëronte se në vendin tonë do të hapej një shkollë për barinj, të gjithë e morëm me të qeshur pasi ideja nuk dukej reale.

Megjithatë, kjo ide “ka ardhur në jetë”, në vendin fqinj, Itali.

Aftësimi i të rinjve si barinj e blegtorë në kushtet e shkëputjes së zinxhirit të trashëgimit të zanatit nga njeri brez në tjetrin, sidomos në zonat e thella malore, është ideja e krijimit të shkollave të barinjve në disa vende europiane, mbështetur nga programet e BE-së.

Së fundmi një kurs i tillë formimi profesional do të ngrihet në Prill në Itali e do të quhet “Shkolla e Barinjve”.

Gazeta prestigjoze italiane “La Repubblica” i kushtoi një artikull kësaj ngjarjeje ku shpjegon me detaje idenë që ka nisur të përhapet në vendet e BE-së.

Nën titullin “Hapet në Casentino shkolla e parë për barinj”, gazeta shkruan se: Krijimi i një shkolle për edukimin e barinjve dhe blegtorëve të rinj,  ka për qëllim  të kontribuojë për të përballuar mungesën e trashëgimit nga brezi në brez që prek këtë sektor, veçanërisht në zonat malore. “ShepherdSchool”, ndërtuar mbi modelin e eksperiencave evropiane, parashikon një rrugëtim formativ që i mundëson pjesëmarrësve pasjen me instrumenta bazë teorikë dhe praktikë, të nevojshme për hapjen e një aktiviteti të ri në këtë sektor.

Shkolla do të jetë e organizuar në mënyrë që të garantojë një ofertë të dyfishtë formative: një pjesë teorike – me leksione në klasë të drejtuara nga personel teknik i kualifikuar, me propozim specifik për secilin nga modulet (dymbëdhjetë në total, me kohëzgjatje tetë orë secili), shoqëruar nga vizita pranë ndërmarrjeve të këtij sektori – dhe një pjesë e dytë e praktikës, që zgjat gjithsej tridhjetë ditë (jo të vazhdueshme), në të cilën pjesëmarrësit do të punojnë së bashku me prodhues profesionistë në territorin e Parkut Kombëtar Casentino.

Lexo edhe :  Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Gazeta citon se “leksionet teorike do të mbahen gjatë fundjavave nga prilli në qershor, për t’i dhënë mundësinë e pjesëmarrjes edhe atyre që janë përkohësisht të punësuar diku tjetër. Ndërsa kurset do të mbahen nga docentë, studiues dhe ekspertë që i përkasin partnerëve (DAGRI – Università degli studi di Firenze, si dhe shoqatat Difesativa, Rete Appia dhe Slow Food, bashkëpunëtorë të projektit. Regjistrimi në shkollë është falas”.

Kjo masë, inicohet në kuadër të politikave ambientale evropiane, që tregon se shumë aktivitete ekonomike mund të kontribuojnë për të ruajtur diversitetin dhe zhvillimin e ekonomisë rurale, nënvizon në shkrimin e saj  “La Repubblica”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e ka lancuar nismën edhe në Shqipëri disa kohë më parë, ku shpjegoi idenë e formimit profesional në fushën e blegtorisë.

Në një takim me petagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ministrja Krifca theksoi  faktin se “të jesh bujk e blegtor është një profesion i vështirë, i cili kërkon angazhim, pasion por edhe njohuri sepse bujqësia po zhvillohet me hapa të shpejtë përpara”. Në këto kushte tha ministrja, “ne duhet që këto njohuri t’ja sjellim më pranë çdo bujku e blegtori nëpërmjet kësaj skeme trajnimi e cila është hapi i parë i një historie të suksesshme të bujqësisë shqiptare”.

“Sistemet dhe teknologjitë e avancuara të mbarështimit të kafshëve (intensive dhe atyre/ekstensive);Kuadri ligjor dhe kërkesat/aplikimet në kuadër të IPARD; Teknologjitë e mbarështimit të blegtorisë (ushqimi dhe shëndeti i kafshëve); Teknologjitë e përpunimit të produkteve blegtorale ; Siguria ushqimore; Menaxhimi i sipërmarrjeve bujqësore; Përgatitja dhe analiza e plan bizneseve dhe projekteve në bujqësi, financimin; Kooperimi & Integrimi në Bujqësi, Ekstensioni dhe diversifikimi, janë në fokus të skemës së mbështetjes për trajnimin e blegtorëve, duke u bërë kështu hapi i parë që  do të kthehet në një instrument të përvitshëm trajnimi për fermerët dhe blegtorët në të gjithë vendin”, u shpreh ministrja.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV