Juristi plas deklaratën e fortë: Ja nga financohen partitë politike në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Ylli Manjani tha për Euronews Albania se debati për rublat ruse apo për dollarët, po përdoret për qëllime politike.

Sipas tij i gjithë debati  është hapur në prag të fushatës elektorale pasi sipas tij po përpiqen të shfokusojnë opinionin publik nga fakti se kush politika në Shqipëri financohet nga paratë e krimit.

“Nxjerrja e këtij debati në fushatë  elektorale, bëhet me qëllim të përdorimit politik, pra për të bërë pis sa më shumë kundërshtarin.

Duke shfokusuar opinionin publik për faktin se kush mori rubla e kush dollarë, shmanget e gjithë vëmendja nga financimi kriminal që ka sot politika në Shqipëri. Politika shqiptare financohet nga krimi, ky është thelbi i debatit.

Politikën tonë e financon krimi, financohet kryesisht me paratë e trafikut të drogës. Politika me paratë e pastruara nga droga vjen në pushtet dhe mban pushtetin.

Me paratë e drogës politika blen diplomatë, qëndrime diplomatike, ka blerë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rasti McGonigal, është provë flagrante e kësaj që po them”,-tha Yli Manjani.

Të fundit

Krimet zgjedhore/ Shumë prokurorë për një “grusht” hetimesh

Kryepokurori Olsian Çela në një deklaratë për media tha se shumë prokurorë janë në “gadishmëri” vetëm të krimeve zgjedhore....

Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

ODIHR ka publikuar raportin paraprak për fushatën zgjedhore. Ai vë në dukje shqetësime të tilla si përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, presioni...

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe tensioneve tregtare, sipas parashikimit pranveror...

Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 30 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.1 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV