test

‘Përballje titanësh mes Kim e Berishës”/ Kikia: Ambasadorja tejkaloi caqet diplomatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Mentor Kikia në një intervistë televizive ka komentuar lidhur me deklaratat e ashpra të ambasadores Kim drejtuar Berishës për të cilat Kikia u shpreh se Ambasada amerikane është deklaruar në qëndrime.

Ai tha se Kim tejkaloi caqet diplomatike dhe u tregua drejtpërdrejtë dhe se kjo është është një betejë me Berishën e ambasadës, jo me PD. Sipas tij, kemi të bëjmë me një betejë me letra të hapura dhe ajo që mbetet për tu parë dhe të priten zgjedhjet është se sa do të ndikojë tek zgjedhësit thirrja e Kim dhe fakti që Berisha është non grata

Edhe më herët në këtë studio kam këmbëngulur që SHBA janë një përpjekje të hapur publike për të penguar Berishën në aktivitetin e tij të mëtejshëm politik. Është ndër të radha raste kur komentatorëve politik nuk duhet të përdorin teori konspirative për të kuptuar politika të diplomacive ndërkombëtare këtu sepse SHBA është përpjekur vetë për të qenë e qartë dhe e deklaruar për atë që do të bëjë.

Nuk është thjeshtë çështje votuesish, Berisha ka përballë ambasadën amerikane për të mos e lejuar më tej karrierën e tij politike dhe duhet pranuar ajo që është publike dhe për këtë arsye ambasadorja ishte më e drejtpërdrejtë se ndonjëherë tjetër duke tejkaluar edhe caqet e punës së një diplomati për të mos lejuar vijimin e aktivitetit politik të Berishës. Kjo është një betejë me Berishën e ambasadës jo me PD.

Është përpjekje për të ndaluar Berishën për shkak të atij sanksionimi të departamentit të shtetit ndaj Berishës. Politika zyrtare amerikane sërish do përjashtojë nga axhenda atë pjesë të PD të drejtuar nga Berisha dhe sërish do jetë ajo pjesë e drejtuar nga Alibeaj, pra për të shkuar më tej doja të theksoja se kemi të bëjmë me një betejë me letra të hapura dhe ajo që mbetet për tu parë dhe të priten zgjedhjet është se sa do të ndikojë tek zgjedhësit thirrja e Kim dhe fakti që Berisha është non grata dhe a do i bëjë kjo zgjedhësit të mos i mbështesin, kjo mbetet për tu parë.

Lexo edhe :  Jo një “non grata” në krye të PD, ja kujt do ia besojë Berisha “karrigen” e kryetarit

Më tej ai shtoi se artikulimet që lidhen me cilësinë e kandidatëve për të stimuluar votën janë refrene të dëgjuara dhe të përsëritura.

Është gjithmonë e njëjta gjë dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ngritja e toneve të ambasadores dhe agresiviteti ndaj Berishës dhe nëse kjo nuk do kishte qenë deklarata e saj do ishte sfumuar dhe sot s’do ishim duke diskutuar. Janë po këta që bëjnë raportet, po këta që identifikojnë këto probleme dhe këto probleme asnjëherë nuk zgjidhen.

I pyetur përse tani kjo deklaratë e Kim kur de facto jemi në fushatë Kikia tha se radha e ambasadores nuk ishte një deklaratë rutinë, gjendet para mediave dhe lëshojnë një mesazh politik, por sipas tij ajo ishte një gjë e paramenduar pikërisht në zërin e Amerikës dhe mesazhi ishte i qartë.

Konteksti ishte shumë i gjerë duke identifikuar ato problematikat e përhershme në proceset zgjedhore, por ajo që mori vëmendjen ishte gjuha agresive ndaj Berishës. Padyshim që në një vend normal kjo do konsiderohej si një shkelje e statusit të diplomatit, megjithatë unë mendoj se Shqipëria është në momente aspak normale sa i takon zhvillimeve politike. Nuk është normale që një pjesë e opozitës kanë përplasje, kemi një nivel të frikshëm korrupsioni dhe për hir të së vërtetës shqiptarët janë më të shqetësuar për korrupsionin që bëhet tani se atë të bërë para 10 vitesh, dhe sigurisht që ka një bast të vështirë vënë nga Berisha duke qenë se për herë të parë ndodh që një politikan i këtij niveli të ketë një përballje të tillë me ambasadën amerikane.

Është një situatë aspak normale sepse asnjëherë s’kemi pasur këtë lloj përballje dhe se ne shqiptarët kemi besuar më shumë tek ambasada amerikane se te institucionet tona. Në këtë rast kemi të bëjmë me një përplasje. Në këtë rast kemi përplasje të pastër dhe Berisha në përpjekje për tu mbrojtur këtyre sulmeve ka ngritur një tjetër teori që është ajo e korrupsionin të ambasadores.

Të fundit

“Përballja” Kurti-Vuçiç, ja kur do të jetë rikthimi në Bruksel

Albin Kurti kthehet në Bruksel përballë Aleksandër Vuçiç. Kryeministri i Kosovës do të takohet me presidentin serb më 26...

“E di o shpirt që të kam mërzitur…”, thumbon Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej kohësh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë. Kjo për shkak se dyshja i kanë dhënë...

Digjet Greqia! Më shumë se 300 vatra zjarri brenda 24 orëve të fundit

Greqia po përgatitet për atë që pritet të jetë një sezon i gjatë zjarresh i nxitur nga një qershor i nxehtë pa precedentë, sipas...

Luftë për vendin e parë në grupin B, formacionet zyrtare të supersfidës Spanjë-Itali

Spanjë-Itali do të mbyllin javën e dytë të Grupit B në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, grup në të cilin është pjesë edhe Shqipëria. Ndërsa jemi...

Ambasadori: Kam farkëtuar marrëdhënien më të fortë mes MB dhe Shqipërisë

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith u shpreh se gjatë 3 viteve të qëndrimit të tij si diplomat i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri...

Lajme të tjera

Web TV