Karamuço: Spiuni shqiptar “Çelësi”, lëviz ende i lirë madje jep mend në media

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka deklaruar ditën e sotme se një spiun, zyrtar i shtetit vazhdon lëviz i lirë dhe jep mend nëpër media, ndërkohë që shërbimi informativ shtetëror ka informacion për të.

Sipas Karamuços, ky person paguhet për të dhënë informacione sekrete dhe me pagesat që merr shkollon fëmijët jashtë.

Eksperti tha se tashmë ky person nuk ka pozicion shtetëror por SHISH nuk duhet t’i japë hapësirë për të folur pasi e ka identifikuar si spiun.

Karamuço: Ne do i shkojmë deri në fund ndëshkimit të të gjithë personave që brenda ose jashtë shërbimit janë të faktuar për spiunazh.

Siç kemi informacion çelësi vazhdon lëviz i qetë madje e kemi parë dy-tre herë edhe në televizione që dele e flet si atdhetar i madh, këto gjëra duhet të marrin fund. Rezidenti jepte informacione të sekretit shtetëror dhe në këmbim të kësaj shkollonte fëmijën jashtë vendit.

Bëhet fjalë për një zyrtar të shtetit shqiptar, ndërsa personi i huaj që bënte pagesat në lidhje me informacionet që merrte është larguar non-grata ndërsa “çelësi” lëviz i lirë.

Për disa prej personave që merren me këtë çështje dhe aludojnë se kush mund te jenë, sigurisht që dihen këto emra, në momentin që flasim nuk është në pozicion dhe mënyra se si është trajtuar nuk më pëlqen fare. SHISH nuk duhet ti japë hapësirë për të folur kur i ka identifikuar si spiun.

Të fundit

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një...

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Lajme të tjera

Web TV