”Mediu ka pranuar një krim”/ Çupi: Sinjal edhe për familjen e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi thotë se vendimi i gjykatës për të kaluar për gjykim çështjen në ngarkim të ish ministrit të Mbrotjes, Fatmir Mediu, nën akuzën për shpërthimin në Gërdec, tregon ndër të tjera se ky i fundit ka pranuar një krim.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se kjo është edhe një sinjal për familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Për mua, ka një analizë të shkurtër për këtë. Dëshmon për 2-3 gjëra interesante.

E para, Fatmiri kërkoi një ndjesë familjarëve të viktimave, aq sa mundet.

E dyta, ka pranuar një krim, gjë që nuk është pranuar deri sot nga politikanë.

Dhe e treta, është një sinjal mbi ministrat e tjerë që kanë të njëjtën gjendje dhe sidomos është një sinjal mbi familjen e ish-kryeministrit Berisha, e cila është pronare, por e fshehtë e Gërdecit”, theksoi ai.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kimit të Organizuar, dërgoi për gjykim ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, SPAK ngriti akuzën “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Të fundit

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar. Dyshohet se viktima është...

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të...

Operacioni ‘Ura’, prokurori italian zbërthen skemën se si vinin paratë në Shqipëri

Në konferencën me SPAK lidhur me operacionin Ura, prokurori italian zbërtheu skemën se si anëtarë të këtij grupi dërgonin paratë në Shqipëri. “Për sa i përket flukseve...

Lajme të tjera

Web TV