Bota në krizë, më shumë investon për luftë se për Paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisur nga pamjet shokuese në Ukraine: Lufta lind urrejtje dhe jo paqe… Lufta është sajesë politike…

Nga Zaim Kuçi

Kohë më parë Albert Camus do të shkruante: “Fatkeqësisht politika dhe fatet e njerëzimit merren në dorë nga njerëzit mediokër dhe pa ideale. Njerëzit e mëdhenj, te diturit nuk i futen kurrë “politikës”… ndaj o miqtë e mi, rrini larg largqofteve, – ndryshe te jeni aktiv per ndryshim dhe jo servile aktiv interesi (te mos harrojme v. 97, – një luftë e tmerrshme e sajuar nga ne shqiptaret)!
Thuhet shpesh: “Jeta është me të vërtetë e thjeshtë, por ne qenia njerezore, këmbëngulim duke e bërë atë më të komplikuar”, me te veshtirë; Njerëzimi kundër Njerëzimit, – deviza e kësaj bote.
Etja për lufte dhe shkatërrimi i shpejtuar i planetit tonë nga politika zhvillimi afatshkurter krijuan viktima pafund, varfëri dhe viruse vdekjeprurese; Planeti Toke, viktime e superfuqive e udhehëqesve diktator/monstre.
“Halli krijon njerëz; – pasuria krijon përbindësha”, thoshte Viktor Hygo”; – ndaj zhvillohen luftra, pjesa me e madhe vriten dhe një pjesë e vogël pasurohen. Kur mbaron kjo luftë mjerane mbahen konferenca paqe, ka edhe lot krokodili, shumë premtime; ndahen dhe medalje për gjeneralët vrasës ndërsa pasuria ndahet midis politikanëve idiotë.

Rikthim në kohën e misionit
Në dhjetorin e ftohte diku pranë “Tour Eiffel” organizohej një ekspozite e hapur për publik mbi zhvillimet e botës gjatë vitit që po linim pas. Me kureshtje dhe për të shtyrë kohën u ndodha përballë një tabele të madhe të vendosur fare pranë “Tour Eiffel”. Diku në krahë një grup protestuesesh, mendova po këta, nuk po kuptoja përse? Në një tabelë e ndriçuar mirë, lexova disa shifra me shpjegimet e tyre: 1000 miliard dollare ishte buxheti vjetor (v.2010) për forcat e armatosura dhe 100 miliard ishte buxheti në mbështetje të programit të botës në luftën kunder varfërise, per njerezit në nevoje për bukën e gojës ku gjysmat e kësaj shume i vjedhin të korruptuarit që menaxhojnë këtë buxhet ndihme.
Fillova luftën e mendimeve… Në sfond të kësaj tabele monstre ndriçonte bukur la Tour Eiffel dhe turistët e shumtë që mbanin radhën në këmbët e saj. Ashtu kot iu drejtova protestuesve te paket perballe meje dhe..: a e dini ju turiste qe hipni dhe zbrisni nga kjo kulle?
Armet zhvillohen nga programi i te varfërve, edhe me lekët tuaja që paguani për të vizituar këtë kullë. Më e keqja eshte se të ardhurat për armët vrasëse sigurohen nga puna e te varferve dhe kulmi është se ato armë zhvillohen për të vrarë po popullin e pafajshem, te varferit. Politikanet e pasur nuk preken kurre nga kjo lufte, arma nuk i vret ata o popull, per me keq ata fitojne vote e kredi politike per vijimesi ose marrje pushteti. Pa vullnet shava me zë: “merde…..la folie humaine”, fjalë që tërhoqi vëmendjen e një personi afër meje, i cili filloi të më shoqëronte me të shara më keq se unë. Jeta është e bukur, bota është në paqe por njerezit me status politikan e komplikojne atë. Ai ishte Francez.
Filloi dhe francezi: Politikanët jane ata, një grusht i vogel njerezish dhe jo njerezimi që ndezin vatra zjarri; por faji mbetet tek ne – Përse i zgjedhim?
-E urrej luftën edhe pse jam ushtarak karriere, vijova bashkebisedimin.
Francezi u bë më kurioz kur dëgjoi fjalën ushtarak. -Ushtarak?
-Po i them,
-Ç’farë arme?
-Pilot, – pilot de chasse…
-Uaa. C’est genial… j’adore les pilotes.
U bëmë miq në idera me këtë revoltues si dhe unë, ai ishte pak më i madh në moshë dhe ishte pedagog në universitetin e Sorbonne. Kështu vijuam te “rregullonim botën e çmendur”:
Unë e urrej garen e armatimeve, e quaj turpin më të madh te shoqerise sone të kalbur, të kudo ndodhur në bote. Sajojne lufte, kërcënojne gjoja njeri -tjetrin, per interesa fitimi; keta te pangopurit, ky grup diktatorësh për t’u pasuruar vet dhe per të varfëruar popujt thjesht per te bërë tregëti armesh. Nëse të mëdhenjtë e botës do të ulen së bashku një ditë për të vendosur që këto shifra në tabelë, që shikojmë ne të Dy, të shkojnë për programe ekonomike, shëndetësore, mjedisore kam bindjen që bota do ndryshojë. Botës nuk i mungojnë organizmat politike, ekonomike, shoqërore, fetare, juridike etj në shkallë botërore, ato janë të shumta. Këto organizma zhvillojnë takime pune të shumta të gjitha në interes të sigurisë botërore, në ambjente lluksoze, të financuara nga të varfërit, atëherë përse zhvillohen konflikte per te vrare njerez?
Në Ushtaraket vlëresojme situata dhe përgatisim skenare për zgjidhje duke u bazuar në tre elemente ne fushen e luftimit: parashikimi, parandalimi dhe bërja e luftës. Edhe pse ne i studiojme si leksione Akademie ne praktike ( sipas politikes) ne kemi eleminuar: *Parashikimin dhe *Parandalimin e bërjes së luftës dhe për çudi strateget civile/ushtarak zgjedhin si te thjeshte “berjen e luftes, ndoshta gjeneralet jane servile të politikes.
Jam bashkuar ne ide me Gjeneralin Pilot Bernard Norlain, ish shef kabineti i presidentit Shirak. “Le président d’Initiatives pour le désarmement nucléaire”; i cili lufton prej kohesh me nje program për çarmantimin; per 15 800 armë bërthamore…; Kësaj bote te zhytur ne luftra do ti vinte në ndihme ky program por fatkeqësisht mbetet i pamundur. Fundin e armëve bërthamore apo fundi ynë, – “notre fin à nous” jep alarmin ky Gjeneral brilant.
Rreth 4 milliard dollars shpenzon në vit Franca për armet bërthamore.
“Les armes nucléaires coûtent cher, donnent une fausse assurance de sécurité et risquent d’être dépassées face aux nouvelles guerres cyber ou spatiale”… – Armet nukleare ne bote jane aq shume sa profesionistet i kanë vlerësuar si – katastrofe të kësaj bote.
Kudo në botë shikojmë plantacione me varreza armatimesh konvecionale, kimike, nukleare; mijra avionë me helikë, reaktive e supersonikë të vdekur; kufoma që dëshmojnë çmendurinë e botes, ata na vrasin edhe nga aty ku jane. Ndoqa një studim edhe pse me shume vonese, me shume vlere, urgjent për ta zbatuar për qeskat e celofonit, por unë e sjell në shënimet e mia si: “Sjellje hipokrizie është studimi për qeskat e celofonit që do të shkatërrojnë botën dhe nga ana tjetër armët që zhvillohen përditë konsiderohen sukses për botën”. Hipokrizi botërore.!!!???
Kurre nuk e kam pranuar luften si zgjidhje te krizes/konfliktit ,- ne auditore akademie, ne shkrimet e mia modeste, por kam kërkuar edhe pse jam një “person” në këte jetë boshe: vleresoj Parashikimin dhe Parandalimin e konfliktit dhe kurrë, – lufta nuk është zgjidhje.
“La prévention monsieur le proffesseur”…ai më dëgjonte me vëmendje duke aprovuar budallalleqet e mia. Si thua, i drejtohem francezit të rastësishëm, bëjmë bashkë një peticion për OKB, BE, OSBE, bëra shaka unë. Ai me degjonte sikur mbante shenim budallalleqet Mia. Tout à fait d’accord, pergjigjej ai.
Pa le, “o professeur”, nëse një sasi e vogël nga efektivat e forcave të armatosura të botes te kalojnë në shërbim për sigurinë e qytetarit, nuk kalon as miza, terroristi jo dhe jo.
“C’est genial comme idée” me vlerësonte francezi, sikur ç’farë thashë. Une kisha révolte por edhe shtyja kohën me francesin Profesor qe me degjonte me vemendje. Qeshi duke më dhënë kartë vizitën per nje kafe por unë nuk i dhashë timen duke i thënë se nuk e kam me vehte. Unë sigurisht nuk e takova atë, kisha me bollëk shokë të huaj që më afronte misioni im diplomatik.
Shekspiri thoshte: “O njeri, qenie e ngratë. Sapo fiton pushtet fillon të sillesh me aq budallallëk nën kupën qiellore nga e cila edhe engjëjt qajnë”, – në fund e mbylla me këtë thënie të cilën e pëlqeu dhe thoshte: “mooos; Je vous comprends bien, c’est la politique monsieur”.
Njerëzimi ka një gjuhë të përbashkët komunikimi, ai është dialogu që midis shtetesh quhet Diplomaci. Por kur hyn deliri politik i monstrave udheheqesish, – interesi ekonomik atëherë Diplomacia zevendesohet me armë, ajo mungon sepse tashme është kthyer normë intéresi ekonomik.
Kot i shkruajta keto rrjeshta i ndodhur perballe kesaj tabele fantasmë…, dhe ne kujtese te nje Gjenerali amerikan të takuar në kohen kur isha në misionin diplomatik. Këshilltari mëndjeartë i presidentit Trump (piloti John Mc Cain) me forcë kundërshtoi eprorin e vet edhe për 70 miliard $ në vit të programit “Obama Care” i cili i kaloi për prodhim armësh nukleare ne debatin me nje te lajthitur tjeter te botes. Paturpesia vijoi pasi miratoi këtë program me emrin e John Mc Cain edhe pse kishte lene nje leter amanet vajzës se tij që në “cérémonial mortel” te mos merrte pjese ky président. Etja për luftë (pranvera arabe, – hapi fronte lufte dhe asnjë nuk u mbyll) prodhoi pafundësi viktimash, lëvizje drejt Europës dhe prodhime armatimesh; sot keto arme jane kthyer në pamundësi shkatërrimi. Politikane dhe stratege ushtarake medioker, gezojnë kur bejne “Air shovv”, konferenca shkencore, rritin buxhetet e mbrojtjes marramendese për tregeti armatimi… – kjo botë është kështu !

Të fundit

“Kujtim Gjuzi, më dinjitoz për kryeministrinë se Rama”/ Berisha: Kanë qenë rrobaqepës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Kujtim Gjuzi do të ishte një zgjedhje më dinjitoze për kryeministër...

Sondazhi/ Opozitën në Shqipëri e besojnë vetëm 18% e qytetarëve

Një sondazh i fundit i Barometrit në Euronews Albania, tregon disa të dhënë shqetësuese. Së pari, që opozita në Shqipëri, është institucioni më pak...

Masat e Brukselit për industrinë e automjeteve

Komisioni i BE-sëka prezantuar planin e tij të veprimit për industrinë evropiane të automobilave. "Është një plan që siguron që prodhuesit evropianë të makinave,...

Shqipëria magnet për turistët! 6000 takime dhe qindra marrëveshje për këtë vit

Panairi më i madh i turizmit në botë ITB u mbajt prej datës 3 deri në 6 Mars në Berlin, në Gjermani me pjesëmarrjen...

A mund të mbijetojë NATO pa Shtetet e Bashkuara?

Nga Brad Lendon, CNN Evropa po shikon një realiteti të ri, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtylla kurrizore e NATO-s, aleanca që ka garantuar sigurinë...

Lajme të tjera

Web TV