E rëndë në Gjermani/ Nëna 33-vjeçare sulmohet me thikë në sy të vajzave të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 33-vjeçare është qëlluar me thikë në Gjermani. E reja është qëlluar 7 herë nga një burrë në momentin që po hipte në autobus së bashku me fëmijët e saj. Nëna u plagos rëndë në sy të vajzave të saj të vogla, nëntë dhe shtatë vjeç.

Personi i dyshuar u arrestua në mesnatën e djeshme në Luxemburger Strasse në lagjen Wedding të Berlinit. Fillimisht, policia besonte se gruaja ishte viktimë aksidentale e sulmuesit. Madje, dy vajzat e saj kishin deklaruar para autoriteteve se nuk e kishin parë kurrë burrin mjekërr që goditi nënën e tyre me tërbim.

Mirëpo, siç shkruan gazeta “Bild”, policia ka informacione se sulmuesi e njeh viktimën. Megjithatë, deri më tani nuk është sqaruar “statusi” i lidhjes së tyre: nëse ka qenë miqësore apo romantike. 33-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni dhjetë orësh. Tashmë ndodhet shtruar në reanimacion, është nën mbrojtjen e policisë, por i ka shpëtuar rrezikut, siç komenton gazeta gjermane.

Të fundit

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet,...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV