“Blutë” e Londrës u mundën me rezultatin 1-0 në transfertën e Wolves, në një sfidë që ishte shumë e luftuar.
Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 31’ me Matheus Nunes, i cili realizoi një gol spektakolar, duke zhbllokuar takimin dhe njëkohësisht duke u dhuruar tri pikët vendasve.
Chelsea tentoi të kundërpërgjigjet në disa raste në pjesën e dytë, megjithatë nuk ia doli.
Pas raundit të 30-të të Premier League, Wolves renditet në vend të 12-të me 31 pikë, teksa Chelsea në vend të 11-të me 39 pikë.