Rritja e pagave dhe pensioneve/Gjiknuri-opozitës: Na sulmojnë se nuk u vjen mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri ka prezantuar kandidatin dhe kryebashkiakun e Belshit, Ari Tafani.

Gjatë fjalës së tij Gjiknuri tha se kryeministri Edi Rama ka marrë vendime të cilat po i vijnë në ndihmë qytetarëve si rritja e pensioneve dhe rritja e pagave.

Më tej në fjalën e tij Gjiknuri tha se  opozita po sulmon qeverinë për vendimet e marra pasi nuk i vjen mirë.

“Qeverisja e Edi Ramës, pavarësisht vështirësive e ka kthyer shumë vëmendjen në dimensionin social. Jo më kot të gjitha ato vendime, që tani po na i sulmojnë e që s’ju vjen mirë, që kanë të bëjnë edhe me shpërblimet për pensionistët, janë një dimension human që i  shkojnë direkt pensionistëve për të zbutur efektet që kanë pasur rritjet e çmimeve. Këtë e ka bërë qeveria socialiste, prandaj dhe ne ndjehemi krenar për këtë. Edhe vendimi i fundit për rritjen e pagave është i rëndësishëm për të mbajtur të rinjtë dhe të rejat tanë në këtë vend për të punuar dhe në administratë shtetërore, për të qenë dhe konkurent me pagat që ofron privati, por mbi të gjitha dhe për të kontribuuar te fondi i pensioneve. Kjo do të jetë garancia për të rritur dhe pensionet”, deklaroi ai.

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV