Spahiu flet pa dorashka, zbulon 3 familjet e paprekshme nga drejtësia në Shqipëri (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu gjatë një interviste televizive u shpreh se drejtësia shqiptare ka një barrierë të cilën nuk po e kalon dot.

Sipas tij, në Shqipëri janë tre familje të paprekshme që edhe sikur nga 10 dosje të kenë drejtësia, nuk merret me ta.

Kreshnik Spahiu tha se këto tre familje janë familja Rama, Berisha dhe Meta, të cilët sipas tij, drejtësia nuk i përmend emrat as për dëshmitarë.

“Ajo që unë dua të theksojë, drejtësia shqiptare ka një tabu dhe një barrierë, nuk ka kaluar dot  ylberin e drejtësisë. Cili është ylberi i drejtësisë? Të arrish në nivelin kryeministror dhe presidencial. Kjo është tabu për drejtësinë shqiptare dhe dallon jo vetëm nga drejtësia europiane, por edhe nga ajo afrikanë edhe nga ajo aziatike, edhe nga ajo latino-amerikane.

Pra në Shqipëri ka tre familje të paprekshme, familja Rama, familja Berisha dhe familja Meta. Këta sikur nga 10 dosje të kenë, drejtësia shqiptare nuk guxon jo t’i arrestojë, por as t’i marrë në pyetje. As dëshmitarë nuk i merr këta”,-tha Kreshnik Spahiu.

Të fundit

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?

Prej kur është parë që Rusia ka dështuar ta pushtojë Ukrainën në javët e para të luftës, të gjithë...

Shqipëria ndër vendet më të varfra, për disa çmime krahasohet me shtetet më të pasura!

Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura. Një prej këtyre produkteve...

Çmimet e larta, pagat dhe pensionet e ulëta, tre shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve!

Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zbuloi se tre problemet më të...

Rënia e inteligjencës/ A po harrojnë të rriturit si të lexojnë?

A jeni më i zgjuar se një dhjetëvjeçar? Të dhënat e reja tregojnë se një pjesë tronditëse e të rriturve në shtetet e pasura...

Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-ën/ Kujdes afatin e ri!

Nga ulja e pragut vjetor të të ardhurave personale, afati i ri dorëzimit më 31 Mars 2025 deri te detyrimi për deklarimin e të...

Lajme të tjera

Web TV