Shtyhet mbledhja e KQZ për renditjen e kandidatëve, Celibashi shpjegon arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar shortin që do të përcaktonte renditjen në fletën e votimit, të kandidatëve për disa nga bashkitë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi u shpreh se shorti do të shtyhet, ka marrë kërkesë nga një subjekt zgjedhor, që fillimisht shorti të hidhet për partitë politikë e më pas për kandidatët.

Ndër të tjera, Celibashi nënvizoi se për 3 kandidatë, duhet pritur përfundimi i shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe Kolegj.

“Në seancën e sotme kemi zhvillimin e procedurave për hedhjen e shortit për renditjen e disa kandidatëve për kryetarë bashkie në disa bashki, por do ta shtyjmë sepse kemi marrë një kërkesë nga një subjekt zgjedhor, i cili kërkon që të bëhet hedhja e shortit, paraprakisht, për subjektet zgjedhore dhe pastaj për kandidatët për kryetarë bashkie.

Edhe për këta të fundit, të bëhet për të gjithë në të njëjtën kohë.

Meqënëse për 3 kandidatë jemi akoma në procedurë shqyrtimi të ankimeve, do duhet të presim përfundimin ne shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor”, theksoi ai.

Shorti do të zhvillohej për kandidatët për kryetarë bashkie në: Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korcë, Lezhë dhe Shkodër.

Të fundit

KAS i kalon ‘topin’Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të hetojë...

Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Policia në Maliq ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të cilit i ka dalë jashtë duarsh një zjarr që ka ndezur me qëllim hapjen...

31 Korriku, kufiri i artë i kohës dhe shpirtit

Nga Leonard Veizi 31 Korriku është një datë që qëndron si një pikë kulmore në ciklin vjetor, një ndalesë në udhën e diellit, që personifikon...

‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’/ Institucionet, bashkëjetesë me plehrat!

Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për...

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në...

Lajme të tjera

Web TV