Alibeaj “fiton” 920 mijë euro për të mos bërë fushatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KQZ i akordoi PD-së zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj 103.191.160 lekë, ose rreth 920 mijë euro që do të shërbenin për fushatë elektorale. Deri tani Alibeaj nuk ka zhvilluar asnjë takim, duke mos justifikuar as “shpenzimet zyrtare” të dala nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër, PS dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i drejtuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha vijojnë takimet me elektoratin në çdo bashki të vendit.

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj nuk po ndihet aspak në fushatën e vrullshme për zgjedhjet lokale. Edhe pse kandidon vetëm në 16 bashki, PD-ja zyrtare nuk ka zhvilluar asnjë takim, asnjë organiziem e për më shumë gjasat janë që edhe në vijim të mos duken, duke humbur tërësisht në konceptin sesi funksionon një subjekt politik, aq më shumë PD që mbart logo dhe histori në 32 vitet e fundit në vend. Edhe pse u bë një “luftë institucionale dhe gjyqësore” që Alibeaj të merrte partinë, ai nuk po bën asnjë lëvizje për të dalë në fushatë, ose po bën një fushtaë me shumë pak shpenzime. Taksapaguesit shqiptarë, nëpërmjet ndarjes së parave politike të bëra nga Komisionin Qendror Zgjedhor i ka kushtuar fushata elektorale e Partisë Demokratike 103.191.160 lekë, ose rreth 920 mijë euro. KQZ ka dhënë edhe 151.494.783 për PS-në, dhe për Partinë e Lirisë 15.577.215. Ndërsa PS dhe Partia e Lirisë mund ti kenë “shpenzuar” me kohë këto para, PD e Alibeajt nuk po duket aspak në terren, në organizime dhe takime me elektoratin. Të vetmit që po bëjnë ndonjë takim të vogël janë kandidatët, por edhe ata mjaft në hije.

Enkelejd Alibeaj duket sikur këtë “shpërblim ligjor” nga Komisionin Qendror Zgjedhor e ka marrë pikërisht për të mos bërë fushatë. Deri tani nuk ka bërë asnjë aktivitet të madh me ndjekësit e tij, ndërsa takime në kafe që kapin shifra qesharake Alibeaj ka bërë edhe në Tiranë për kanididatin e Partisë Demokratike Roland Bejko. Megjithatë është herët të flasim për vijimësinë, pasi ditën e enjte futemi zyrtarisht në muajin zgjedhor ku Alibeaj dhe dy tre deputetë që janë ende nën suazën e tij mund të shfaqen për të “justifikuar” një pjesë të parave të fushatës të cilat kanë dalë nga buxheti i shtetit, taksapaguesit qytetarë. Sido që të jetë muaji elektoral i logos së partisë Demokratike, përfundimi do të jetë shumë i zymtë sa mund ta kalojë në renditje të pahijshme referuar votave logon e kësaj partie historike. Sali Berisha është çdo ditë në terren dhe në komunikim me median, ndërsa Alibeaj ende pas marrjes së vulës dhe logos nuk ka marrë selinë e Partisë Demokratike. Kryedemokrati Sali Berisha në një bashkëbisedim që pati me qytetarët përmes Facebook, tha se ai do të rikthehet, por jo me Iphone, por me një zhvillim për Shqipërinë. Ai tha se objektiv ka që Shqipëria të ketë paga sa Sllovenia.

Lexo edhe :  VIDEO: "Sofra hudh e prit", Rama i bie daulles, inspekton rrugën Maqellarë-Peshkopi

Ai u ka bërë thirrje emigrantëve që të vijnë në Shqipëri që të votojnë më 14 maj ose të orientojnë të afërmit e tyre. Ndërsa Alibeaj dje nga Hotel Tirana ku ka mbledhur strukturat e PD-së tha se do të mbrojë vlerat e së djathtës përballë komunistëve në Tiranë. Ku ishte edhe premtimi që Enkelejd Alibeaj bëri para strukturave të PD-së ne Tiranë, ku prezantoi edhe kandidatin Roland Bejkon. Ai shtoi me tej se PD mbështet nga SHBA, Britani e Madhe dhe kjo nuk është pak. “Panorama politike është e tillë kur të gjithë të majtat janë bërë bashkë dhe do të duan që të gjithë shqiptarëve, Tiranës po e po t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis së majtës; socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit apo dhe të majtëve të Ilir Metës. Kemi mbështetje ata që i janë ndodhur këtij vendi 1 shekull më parë, Perëndimin. Nuk jemi qendrestarë, por një rreze drite e shprese të qytetarisë”, tha Alibeaj. Vetëm ditën e djeshme Alibeaj është përballur me një tjetër dështim të tijin. Si rrallë herë në historinë e partive politike, sidimos në prag të zgjedhjeve kryetarët braktisen. Kandidatët për këshillin bashkiak të PD-së zyrtare në Vaun e Dejës kanë braktisur kandidaten për kryetare bashkie të Alibeajt, duke bërë thirrje publikisht se mbështesin kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila. Kandidatët për Këshillin e cilësojnë kandidaten e PD-së të Alibeajt Klomentina Drinin  kandidaturë personale e nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të Vaut të Dejës. ”Ne distancohemi nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejës”, thuhet në njoftimin e tyre. Ata nuk janë tërhequr nga gara për këshill bashkiak, por i bëjnë thirrje demokratëve të bashkisë së Vau Dejës, që të bashkuar të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve për kryetar bashkie, Zef Hilën.

 

 

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV