E ardhmja e Partisë Demokratike është çështje kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Mbrëmë isha i ftuar në emisionin “Now” nga Erla Mëhilli në Euro News Albania me dy kolegët Rezear Xhaxhiu dhe Agim Baçi që kishim përballë kandidatin e PD-së zyrtare Roland Berjko.

Ajo që theksova në këtë emision është fakti se tashmë çështja e të ardhmes Partisë Demokratike nuk është një çështje e kufizuar brenda disa individëve e as grupeve të ndryshe konkuruese në këtë parti me vulë ose jo.

Çështja e opozitës një çështje kombëtare që duhet të shqetësojë çdokënd që ka qoftë një interest ë vogël për politikën.

Unë mendoj se besoj se shumë probleme që ka sot vendi për vijnë si pasojë e gjendjes kaotike që ndodhet opozita.

Vetëm një Parti Demokratike e fortë dhe me një moral të fortë mund ti bëj opozitë të fortë qeverisë. Ndryshe ne do endemi në një rreth që mbetemi vetëm në konstatimin se çdo gjë e shikojmë te qeveria dhe që për hir të vëretës prej shumë vitesh është komode për arsyen kryesore: Opozita është në gjendjen e saj më të rëndë. Ata që shprehen se nuk duhet të merremi me punët e opozitës por me të qeverisë, më vjen keq ta them por janë miopë politikë që nuk kuptojnë asgjë nga kjo që po ndodh.

Prandaj 14 maji më shumë se një garë lokale mes kandidatëve ka një rëndësi jo më shumë për atë ditë se kush do fitojë.

Por për 15 majin kur nis organizimi real i Partisë Demokratike. Votat e hedhura në kuti më 14 maj do tregojnë dhe vlejnë shumë që në 15 maj të nisë një epokë e re.

Lexo edhe :  Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Të votuarit duhet ta lexojnë mirë votën që do marrin apo që nuk do marrin për ti dhënë fund një konflikti absurd që nuk i shërben askujt përveçse komoditetit të mazhorancës.

Duket si utopi, por vërtetë 15 maji është një shans i madh për ta bërë këtë, ndryshe me dhimbje duhet ta pranojmë kjo parti do shkojë drejt shkatërrimit të plotë. Unë uroj të kundërtën!

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV