Primo Levi, dilemat për vdekjen e rrëfimtarit të Holokaustit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U nda nga jeta në 11 prill 1987. Ai u rrëzua nga ballkon i apartamentit të tij por rrethanat misterioze bënë që miqtë e tij të aludonin për një vrasje. 

Nga Leonard Veizi

Zyrtarisht u tha se ishte një vetëvrasje. Por zërat e miqve të tij aludonin fort se në fakt vdekja e tij kishte të bënte me një vrasje. Por a mund të ishte vërtet një vrasje? Enigma mbetet, edhe pse një gjykatë në Torino ka marrë vendimin e saktë: vetëvrasje…

…Përtej botës së tij ai u njoh si shkrimtar. Sepse ishte autor i disa librave, përmbledhjeve me tregime, ese, poezi dhe një roman. Ndërsa profesionin e vërtetë e kishte kimist. Por si dëshmitar i jashtëzakonshëm i tmerreve të Holokaustit nazist, – nga të cilat arriti të dilte gjallë, – u shqua për rrëfimin autobiografik të përmbajtur dhe emocionues si dhe për reflektimet mbi mbijetesën në kampet e përqendrimit.

Fillimet

Primo Mikele Levi u lind në një familje hebreje, në qytetin italian të Torinos. Në jetëshkrimin e tij, – marrë nga Enciklopedia Britanike, – thuhet se në fëmijëri dhe rininë e tij vuajti psikologjikisht denigrimin dhe sulmet e bashkëmoshatarëve, në periudhën e Italisë fashiste, pikërisht për shkak të të qenit hebre. Dhe kjo traumë i shkaktoi në vazhdimësi probleme shëndetësore. Për të shmangur shërbimin ushtarak, i ati e regjistroi në Rininë Fashiste, ku ai qëndroi vetëm vitin e parë të universitetit. Pas kësaj hyrja në fuqi e ligjeve antisemite në vitin 1938, detyroi dëbimin e tij. Për shkak të kësaj situate, Primo Levi mezi arriti të gjente një profesor që u tregua i gatshëm të shërbente si mentor i temës së tij të diplomës në kimi. Pas diplomimit e pati edhe më të vështirë të gjejë ndonjë punë në profesion. Vetëm pas shumë përpjekjesh, u rregullua në një minierë asbesti në San Vittore, por nën një identitet të rremë.

Rezistenca

Ishte koha kur lëvizja italiane e rezistencës u bë gjithnjë e më aktive në zonën e pushtuar nga trupat naziste. Në tetorin e vitit 1943 Primo Levi me disa shokë të tjerë formuan një çetë partizane. Por u arrestuan nga milicia fashiste më 13 dhjetor 1943.

Nën presionin se si partizan italian do të pushkatohej, Levi pranoi se ishte hebre. U dërgua në kampin e internimit në Fosoli afër Modenës. Qëndroi aty deri më 21 shkurt, kur së bashku me të burgosurit e tjerë hebrenj u transportuan drejt kampit të Aushvicit.

Nga 650 hebrenjtë italianë që u transportuan së bashku me të, Primo Levi ishte një nga vetëm 20 personat që i mbijetuan kampeve të vdekjes. Njohja modeste e gjuhës gjermane e ndihmoi të garantonte ushqim për të mbajtur frymën gjallë, ndërsa në mesin e nëntorit 1944, nisi punë si ndihmës në laboratorin e kompanisë gjermane “IG Farben”, që kishte për qëllim të prodhonte goma sintetike.

E megjithatë Primo Levi nuk e konsideroi heroizëm mbijetesën e tij njëmbëdhjetë mujore në Aushvic.

Krijimtaria

Kur u kthye në Torino, Primo Levi ishte pothuajse i panjohur. Shumë shpejt nisi të vuajë nga traumat psikologjike. Në atë periudhë, filloi të shkruante poezi rreth përvojave të tij në Aushvic. Libri “Nëse ky është një njeri”, u botua më 11 tetor 1947 me një tirazh fillestar prej 2000 kopjesh. U ribotua i rishikuar më 1958 nga shtëpia botuese “Einaudi”, që e promovoi atë jashtë vendit. Libri u botua një vit më vonë në Britaninë e Madhe. Pastaj në fillimin e vitit 1961 nis të shkruante “Armëpushimi”, me të cilin fitoi çmimin e parë vjetor “Premio Campiello”. Reputacioni i Levit si shkrimtar nisi të rritej. Ai shkruante rregullisht artikuj në gazetën e Torinos “La Stampa”.

Lexo edhe :  Mersin Mixha, nga 13-vjeçari i Luftës së Dytë te themeluesi i Aviacionit Shqiptar

Punoi për të fituar reputacionin si shkrimtar në lidhje me tema të tjera përveç mbijetesës nga Aushvic. Në vitin 1963, pësoi periudhën e tij të parë të depresionit. Mjekët i rekomanduan disa medikamente, por që patën rezultate të dobëta dhe shumë efekte anësore. Në karrierën e tij si shkrimtar Primo Levi botoi dy vëllime me tregime nën pseudonimin Damiano Malabaila, të cilat trajtonin çështje etike dhe filozofike. Ndërkohë që edhe në botimet shqip ai njihet me librat e tij: “A është, vallë, njeri…?”, dhe “Armëpushimi”.

Ndërsa vepra me e njohur e vitet e fundit ishte “Tabela perdiodike”, një përmbledhje historish të shkurtra, bazuar në episode nga jeta e tij. Secili nga njëzet e një tregimet në libër mban emrin e një elementi kimik si titull dhe ka një lidhje me elementin në një farë mënyre.

Në vitin 1984 Primo Levi publikoi romanin e tij të vetëm “Nëse jo tani, kur?”.

Kritika

Në një profil të Primo Levit nga “New Yorker” në vitit 2002 Joan Akokela përshkroi koleksionin e tregimeve të Levit, “Tabela periodike”: “Ashtu si Kafka para tij dhe Sebald më pas, Levi shpiku një zhanër të ri – në rastin e tij, “fabula e shkencës”, një kryqëzim midis dy profesioneve të tij, kimisë dhe letërsisë. Çdo rrëfim është tërësisht specifike dhe individuale, siç janë kimikatet, – mënyra se si kërcen mërkuri, si mbytet plumbi dhe era e bromit. Së bashku, njëzet e një kapitujt përshkruajnë një hark të madh psikologjik, paralel me harkun e përshkruar në planin material nga tabela periodike”.

Në një shkrim të tij publikuar nga revista “The Atlantic”, në vitit 2015, kritiku dhe eseisti amerikan Uilliam Deresheviç shkruan se bazuar në romanin “Tabela periodike” Levi duhet të shihet si “një të shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë”.

Vdekja

Primo Levi u nda nga jeta në rrethana misterioze më 11 prill 1987. Ai u rrëzua nga ballkon i apartamentit të tij në katin e tretë. Shkaku i vdekjes ishte nga plagët e marra pas rënies. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje. Pas shqyrtimit të kujdesshëm nga organet ligjzbatuese, u sugjerua se rënia ishte aksidentale, sepse ai nuk la asnjë shënim vetëvrasjeje, nuk kishte dëshmitarë dhe ai ishte duke marrë ilaçe që mund të kishin ndikuar në presionin e tij të gjakut dhe ta bënin të binte aksidentalisht nga ballkoni.

Policia e përcaktoi vdekjen e tij si një vetëvrasje. Një gjykatë në Torino vendosi gjithashtu se akti ishte një vetëvrasje. Ky vendim u pranua gjerësisht, por u debatua nga plot të tjerë.

Sepse megjithëse zyrtarisht u cilësua si vetëvrasje, shumë nga miqtë e tij aluduan për një vrasje.

 

Të fundit

Pse rriten ndjeshëm eksportet bujqësore?

Fatos Çoçoli Sipas INSTAT, eksportet bujqësore për periudhën janar-mars 2025, në krahasim me janar-mars 2024, u shtuan me 26 përqind...

Një ditë pa energji elektrike/ Si dukeshin 12 orë errësirë ​​në Spanjë dhe Portugali

Luis Ibáñez Jiménez po ngiste makinën në një autostradë në lindje të Madridit kur Spanja humbi energjinë elektrike. «Papritmas, nuk kishte semaforë», tha banori i...

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë zbulimin unik i arkeologjisë shqiptare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur përgatitjen për aktivitetin e rëndësishëm që do të zhvillojë në bashkëpunim me Muzeun e Historisë...

Olsian Çela raporton para KLP/ Ja objektivat për vitin 2025

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela prezantoi para KLP edhe objektivat e institucionit që ai drejton për vitin 2025. "Me synim përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor të...

“Rojet bregdetare dëbojnë brutalisht emigrantët!” Frontex heton akuzat kundër Greqisë

Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë, për shkak se varka e tyre – sikurse dyshohet –...

Lajme të tjera

Web TV