Sulmi ndaj Ndrecës të zbardhet/Spiropali: Berisha të priste hetimet pastaj të bënte akuza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi ndaj automjetit në lëvizje të kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Spiropali apelon ndaj organeve ligjzbatuese që të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe këshillon kren e Rithemelimit Sali berisha që të mos dalë në konkluzione por të presë zbardhjen e ngjarjes nga hetuesit.

Reagimi i plotë:

I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës.

Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat.

Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur.

Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore.

Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll.

E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve.

Të fundit

Dy 14-vjeçarë ngacmojnë një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

Prokuroria e Elbasanit po heton një rast të rëndë të ngacmimit seksual në Elbasan. Më konkretisht raportohet se një...

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e ‘grave të pabindura’

Imazhe të publikuara në media dhe rrjetet sociale tregojnë tmerrin që përjetojnë gratë në të ashtuquajturat “strehimore bindjeje” në Arabinë Saudite, ku ato i...

“Berisha nuk bën protesta se e di që nuk i vjen kush”

Analisti Ergys Mërtiri thotë se PD ndodhet në krizë të vazhdueshme. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Mërtiri u shpreh se PD,...

Youtuberi i famshëm “IShowSpeed” takohet me Ramën dhe Dukën në Mynih: Më mungon Shqipëria

Youtuberi i famshëm IshowSpeed ka ritakuar sërish kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama, por këtë herë me të ka qenë edhe Armand Duka, presidenti i...

Helmimi i fëmijëve nga salmonela, reagon pala e akuzuar: Jemi kompani ndërtimi

Në lidhje me lajmet e shpërndara sot, sipas të cilave kompania “Xhenis-SH” sh.p.k. ka qenë furnizuesja me vezë e kopshtit në qytetin e Gramshit,...

Lajme të tjera

Web TV