“Pagat e reja”/ Rama: Rezultat i një pune të gjatë dhe të domosdoshme për ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e pagës minimale dhe synimi për të shkuar në 900 Euro për pagat mesatare, Kryeministri Edi Rama thotë se janë rezultat i një pune të  gjatë dhe masave të domosdoshme që janë marrë për ekonominë dhe financat shqiptare.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se maja historike e rritjes së pagave do të jetë në 900 Euro në vitin 2024.

“Pagat e reja, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, pagat e reja janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Postimin e tij e ka shoqëruar me shembullin e një nëndrejtoreshe të arsimit të mesëm të ulët që me rritjen e pagave, rroga i shkon në 86,502 Lekë në Maj 2023 dhe 99,042 Lekë në vitin 2024.

 

Të fundit

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”. Ai po kërkon kafshë shtëpiake...

Inter humb durimin me Lookman, dalin dy pista të reja në merkato

Duke parë rezistencën e Atalantës që nuk lejon largimin e Ademola Lookman tek Inter, drejtuesit e klubit zikaltër nuk po rrijnë më duarkryq dhe...

Parashikimi i Baba Vangës për alienët për vitin 2025/ Disa besojnë se po bëhet realitet

Baba Vanga, një parashikuese bullgare e ndjerë që ndërroi jetë më shumë se një çerek shekulli më parë, mbetet një trend aktiv në rrjetet...

Maks Vershtapen përgatitet të lëshojë fronin

Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 nuk shkoi aspak mirë për kampionin në fuqi të botës, Maks Vershtapen. Piloti i Red Bullit...

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thirri sot një takim të kufizuar sigurie, sipas mediave në vend, por mbledhja e kabinetit të sigurisë mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV