I ikin kandidatët, i vijnë paratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj shënon të tjera largime të kandidatëve për kryebashkiakë.

Nga ana tjetër, dje i është caktuar fondi prej rreth 1 milionë dollarëve që do i jepen për fushatë. Kandidatët i ikin, por paratë për fushatë shkojnë në llogarinë e partisë që e ka të vështirë të organizojë qoftë edhe takime të vogla me elektoratin.

Në hierarkinë politike duke iu referuar zgjedhjeve lokale të vitit 2015, PD mbetet parti e dytë më e madhe pas PS-së, por në këto zgjedhje, kjo logo e madhe me histori është kthyer në një partizë të vogël, por me “financa të mëdha”. Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj po braktiset çdo ditë nga kandidatët e zgjedhur nga vetë Alibeaj në dakordësi.

Por ndërsa dje iu larguan të tjerë kandidatë për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë, drejt PD-së së Alibeajt shkoi shifra e rreth 1 milionë dollarëve që duhet ti shpenzojë për fushatë. Po çfarë fushate kur është i përfaqësuar në 13 bashki dhe shumë anëtarë të këshillave bashkiakë po largohen?

Alibeja është parë takimi të vogla dhe jo në takime të mëdha elektorale siç po organizon Berisha dhe Meta. Megjithatë Berisha duket se është futur në çadrën e “pasurisë” së Metës, por edhe të donatorëve që Berisha i ka më besnik se Alibeaj që po braktisiet çdo ditë.

Kush është arsyeja që Alibeaj bëri një luftë të gjatë institucionale gjyqësore për të marrë vulën dhe siglën që nuk po e përdor dot në këtë fushatë elektorale?

Janë shumë pyetje që Alibeaj duhet t’i japë përgjigje, pasi fushatën e vërtetë po e bën Sali Berisha, i cili humbi edhe identitin historik duke u strukur nën siglën e Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta.

Lexo edhe :  Rama: Duam të 'martohemi' me BE-në, të harrojmë divorcet e së kaluarës

Largimi i kandidatit

Një tjetër kandidat i grupit të Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt është tërhequr nga gara për kryetar bashkie. Këtë herë bëhet fjalë për Mark Ruçin, kandidati për kryetar Bashkie në Mirditë, i cili me anë të një deklarata ka njoftuar tërheqjen e tij nga gara.

Në një komunikim për median, ai u shpreh se është tërhequr nga gara për t’u krijuar mundësinë demokratëve për të fituar këtë bashki pas 12 vitesh.

“Tërhiqem për t’u krijuar mundësinë demokratëve që të fitojnë bashkinë Mirditë pas 12 vitesh”, është shprehur ai. Në letrën e dorëheqjes ai shkruan se: “Duke qenë kandidat për Kryetarë Bashkie në Mirditë i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arësyet përsonale dhe familjare deklaroj me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqen ngaxgara e zgjedhjeve të 14 Majit 2023”.

Me tërheqjen e Ruçit, numri i kandidatëve të Alibeajt që ka hequr dorë nga gara për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit ka shkuar në 7 të tillë dhe ndoshta pritet të ketë ende rrjedhje. Roland Bejko duket se është kandidati më stoik që do i qëndrojë besnik Enkelejd Alibeajt.

Kandidatët e larguar

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Librazhd – Bujar Vreto

Vorë – Ibrahim Bruka

Kurbin – Genc Doçi

Korçë – Gjergji Gjata

Mirditë – Mark Ruçi

Të fundit

Reagimi i Ramës/ TikTok ndalohet për një vit në Shqipëri

Qeveria shqiptare ndalon TikTok për një vit, pas kërkesave të prindërve që shprehën shqetësime për ndikimin e platformës te...

Kundër Ramës/ Sot opozita del në protestë

Partia Demokratike do të dal sot në protestë kundër qeverisjes se Kryeministrit Edi Rama. Opozita paralajmëron bllokim rrugësh dhe pjesëmarrje masive: Është koha të...

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen!

Opozita do të zhvillojë sot në orën 17:00 protestën e radhës, të cilën e quajnë mosbindje civile. Për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve...

Aeroplani përplaset me shtëpinë në Brazil, humbin jetën të gjithë pasagjerët në bord

10 persona janë vrarë dhe më shumë se një 12 të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një shtëpi...

Lajme të tjera

Web TV