‘Vendoret’/ Kikia: PD në periferi, ‘lufta’ mes Ramës dhe çiftit Meta-Berisha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sfondi politik edhe pse në entuziazmin dhe rrëmujën paraprake të fushatave të partive gjithsesi nuk është zbehur, përkundrazi, është mjaft e qartë.

Analisti Mentor Kikia sheh një zbythje të dukshme të Partisë Demokratike drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Kikia tha se përballja e 14 majit nuk është mes tri palëve por mes PS dhe çiftit Berisha-Meta.

“Përballja tipike mes partive nuk është me tri palë, vetëm Rama dhe koalicioni. PD e Alibeaj është në periferi, asnjë nga palët se referon. Shigjetat janë nga Berisha. Janë qartësuar ujërat dhe kandidatët dhe rivalitetet politike.”- tha Kika në Report Tv.

Sa i takon vizitës së të dërguarit special të SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe shmangies së tij ndaj ish kryeminisrit Sali Berisha, për Kikan në fakt takimi i tij me Metën dha tri mesazhe.

Sipas analistit, takimi me Metën përpos rëndësisë së zgjedhjeve vendore, ky takim në PL theksoi se SHBA nuk mbështet pa fre mazhorancën. Dhe e treta konstatimi i sepse është i sanksionuar nga SHBA dhe po bëjnë ç’është e mundur për të mos ta ngritur nga ana politike

“Takimi me Metën, them që vizita mund të ketëmesahze. 1. Rendësia e zgjedhjeve vendore; 2. Nuk neglizhojnë opozitën me kolaicionin me Berishën, s’ka mbështetje pa fre. 3. Gjithçka në luftën politike të Tiranës është tek kontestimi që i bëjnë Berishës sepse është i sanksionuar nga SHBA dhe po bëjnë ç’është e mundur për të mos ta ngritur nga ana politike.”- tha ai.

Sa i takon fushatës, Kikia u shpreh se mbjellja e pemëve ëstë trend por e konsumuar.

‘Ka ndryshime në mënyrën e fushatave, njëra me tamtame e tjetra e heshtur. Opozitës i duhet zhurma, i duhet frymë.

Lexo edhe :  “Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha njofton rikthimin e protestave

Do duhen të shkojnë tek votuesi përmes gjetjeve artificiale. Mbjellja e pemëve është trend i qytetarëve. Në dukje është një gjetje e bukur. Por si veprim është i konsumuar në politikë.’- tha Kikia.

 

Të fundit

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të...

Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ refuzojnë lirimin e hapësirës publike, ndërhyn IMT

IMT dhe Policia Bashkiake ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e Piazzës në Tiranë. Pronarët e bizneseve kanë refuzuar që të lirojnë...

Urgjente/ Prej një viti me kancer, Artani ka nevojë për ndihmën tonë

Artani Sokoli po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se një viti. Ai u diagnostikua me kancer në...

Disfata e 11 majit/ Dule: Dështuam sepse njerëz nga radhët tona u blenë

Pas disfatës së thellë më 11 maj, aleati i Sali Berishës, Vangjel Dule, thotë se opozita duhet të kthejë gishtin nga vetja. “Opozita në çdo...

Shërbimet Sekrete në alarm/ Ekzekutohet Oficeri i Lartë në Kiev

Policia raportoi një të shtënë me armë në zonë më herët gjatë ditës, duke thënë se oficerët e zbatimit të ligjit zbuluan trupin e...

Lajme të tjera

Web TV