Zbulohet sera me 500 fidanë kanabisi në Roskovec, arrestohet 46- vjeçari (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 46-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Roskovec të Fierit, pasi kultivonte kanabis.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Sh.R, banues në fshatin Ngjeqar të Roskovecit, në Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Roskovec, Fier/Intensifikim kontrollesh në zona malore, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Zbulohet një serë me rreth 500 fidanë kanabisi, të mbjellë në vazo, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, si dhe asgjësohen fidanët narkotikë.

Brenda 24 orësh, ky është rasti i dytë i goditur nga Policia e Fierit, i tentativës për kultivim të bimëve narkotike (në kubikë dhe në vazo).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të detyrave të marra në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, për intensifikimin e kontrolleve në terren dhe në ambiente të mbyllura, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale që në fazë fillestare, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë goditur në kuadër të operacionit policor “Ngjeqar”, një rast tjetër të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në fshatin Ngjeqar, në afërsi të liqenit të këtij fshati, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të përshtatur për kultivimin në vazo, të rreth 500 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi, të cilët u asgjësuan nga këto shërbime. Gjithashtu në kuadër të operacionit “Ngjeqar”, si autor i dyshuar i këtij rasti, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. R., 46 vjeç, banues në Ngjeqar, Roskovec.

Lexo edhe :  Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV