Zbuloni përfitimet shëndetësore të lëngut të boronicës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boronica është një frut i pasur me antioksidantë. Ajo përmban minerale, vitamina, flavonoide, por megjithatë nuk është frut që ka shumë kalori.

Disa studime kanë treguar që pirja e vetëm 30 ml lëng të kulluar të freskët të boronicës mund të përmirësojë funksionin e trurit te personat e moshuar.

Studimet janë bërë në njerëz të moshës midis 56 dhe 77 vjeç, të cilët çdo ditë kanë pirë lëng të freskët boronice. Rezultatet kanë treguar që është arritur përmirësim i funksionit konjitiv, qarkullimit të gjakut në tru dhe në të menduarit e reagim më të shpejtë në situata të caktuara.

Nëse lëngun e boronicës e pini 12 javë çdo ditë, aktiviteti i trurit do të përmirësohet. “Konsumimi i boronicës do t’ju japë energji dhe do t’ju përmirësojë funksionet madje në mënyrë të shëndetshme”, ka thënë studiuesja Joanne Butler nga Universiteti Exeter.

Boronica nuk përmban sasi të larta të kalorive, ndaj rekomandohet edhe për personat që duan të humbin peshën e tepërt dhe për shkak të pranisë së vitaminës A, ka një efekt të dobishëm në sy dhe shikim.

Ky frut forcon sistemin imunitar, dhe për shkak të indeksit të ulët glicemik, ndikon pozitivisht edhe në rregullimin e sheqerit në gjak. Gjithashtu mund të ndihmojë me infeksionet e traktit urinar.

Të fundit

Lufta e Vlorës, djemtë me guna të Labërisë hedhin në det ushtrinë italiane

Qershor – Shtator 1920 Nga Leonard Veizi Pas shpalljes së Pavarësisë në 1912, Shqipëria mbeti e brishtë dhe nën ndikimin e...

Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri. Ai deklaroi se Tërmet Peci mund të jetë Ministër...

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit të Parisit, sipas burimeve të...

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Lajme të tjera

Web TV