Frymëmarrje për Spallettin, Osimhen rikuperohet përpara sfidës me Milanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajme të mira për Spallettin. Sulmuesi kryesor i Napolit, Victor Osimhen është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion për sfidën e kthimit ndaj Milanit, ku do të vendoset edhe e kualifikuara për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi është stërvitur me grupin këtë të premte, duke përballuar me sukses ngarkesën e plotë, teksa Spalletti pritet ta marrë me vete edhe për ndeshjen ndaj Veronës të shtunën në kampionat.

Gjithsesi vështirë se do të rrezikohet të luajë ndaj Veronës, pasi trajneri dëshiron ta ketë me çdo kusht për të martën në mbrëmje, në “Diego Armando Maradona”, ku Napoli do të kërkojë përmbysjen e madhe ndaj Milanit.

Sfida e parë në Milano përfundoi me fitoren e kuqezinjve 1-0 falë golit të Bennacer, teksa për ndeshjen e kthimit Spalletti do të ketë në dispozicion Osihmhen, por jo mbrojtësin Kim Min Jae dhe mesfushorin Anguissa, të cilët janë të pezulluar.

Të fundit

Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

Nga Frauke Seebass Edhe ish-sekretari përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëronte herë pas here për rrezikun e konflikteve të ngrira...

Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Valona Tela & Arton Konushevci   Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë...

Kryesia e PD vendos për kandidatët brenda javës, katër kandidatë nga PL

Partia Demokratike pritet të mbyllë përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë brenda kësaj jave, me kryesinë që do të vendosë për emrat përfundimtarë. Deri dje...

Lista e 11 Majit, Rama mpreh lapsin deri në 12 Mars

Gjatë dy ditëve të takimeve me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Rama ka diskutuar mbi emrat e kandidatëve që do të jenë në listën...

Lajme të tjera

Web TV