“Pagat e ushtrisë ishin arsye për tu ndjerë keq”/Rama: Tani s’do jemi të fundit e rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka sjellë në vëmendje rëndësinë që kanë rritja e rrogave të ushtarakëve.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por nuk kishin asnjë rrugë tjetër përveçse të çonin përpara ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironin të gjithë.

Me ndryshimin e bërë nga qeveria, paga e një nëntari që aktualisht është 65,100 lekë, në maj të këtij viti do të rritet në 84,369 lekë dhe në maj të 2024 do shkojë në 94,540 lekë.

“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironim të gjithë.

Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s

PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet ”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Seanca në GJKKO, Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie

Po dëshmon sot në GJKKO i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Gjatë procesit që po vazhdon me dyer të mbyllura...

Shqipëria pret Kongresin e Ligjit të vitit 2027/ Rama: Shans për të treguar përparimet

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook, foli rreth vizitës së tij në Spanjë në kuadër të pjesëmarrjes në “Espanol Universal Award”. Shqipëria është...

Trump do dëbojë emigrantët e paligjshëm, aktivisti në SHBA: Ka ardhur me dorë të hekurt

Humb jetën një 70-vjeçar në Ersekë. Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në...

Vaçe Zela, artistja emblematike e gjithë shqiptarëve

Pushteti shpirtëror i këngëtares Vaçe Zela, e cila mbetet një emblemë, nesër nuk do të jetë në dorën e inteligjencës artifaciale, por në memorien...

Janari thyen një tjetër rekord të nxehtësisë, çfarë po i rrit temperaturat globale

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht...

Lajme të tjera

Web TV