U braktis nga kandidatët/ Alibeaj: Zgjedhje personale, të respektojmë lirinë e tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i komanduar i PD së vulës, Enkelejd Alibeaj është braktisur nga shumica e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshill bashkiak.

Sot, i ftuar në “Euronews Albania”, Alibeaj e ka pranuar këtë fakt duke u justifikuar se duhet të respektohen zgjedhjet personale të gjithësecilit.

Ai tha se zgjedhjet e 14 majit janë një test për qëndrimet e tyre të mbajtura gjatë këtij viti dhe në bazë të rezultatit partia do t’i nënshtrohet një procesi ristrukturimi.

Ky është një fakt. Dua të bëj të qartë një gjë, ajo që është linja politike e PD është se të gjithë ata deputetët, anëtarë Kryesie, kandidatë, kryetarë degësh, përfaqëses të Këshillave Bashkiakë duhet të kenë një qëndrim të qartë dhe të saktë tek vota dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Ky është rregull statutor i PD-së. Por nëse duam të jemi në një shoqëri të lirë dhe të respektojmë lirinë e individit secili mund të zgjedhë rrugën e vetë, duke bërë përllogaritjet e tij të kostove dhe përfitimeve të qëndrimit politik.

Ajo që është e rëndësishme është ajo që do ndodhë me PD pas këtyre zgjedhjeve, për të marrë vlerësimin e qytetarëve në lidhje me qëndrimin që kemi mbajtur deri tani për një vit e gjysmë.

Partia Demokratike do të testohet dhe pas 14 majit PD është e detyruar për shkak të statutit dhe të ngjarjeve që të futet në një proces ridimensionimi dhe riorganizmi të kulturës së bëri politikë”, tha Alibeaj.

Të fundit

Mashtroi dhe u mori paratë qindra qytetarëve shqiptarë, arrestohet francezi në Tiranë

Një 23-vjeçar nga Franca është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Misleading Messages” pasi mashtroi qindra qytetarë...

Faji i të pafajshmes, Eva!

“Kushedi sa gra janë në botë që kanë nevojë të humbin pafajësinë, për të ruajtur urtësinë”-kështu shkruante poeti Lirik i Greqisë së lashtë, Arkiloku. E vendosur...

Banorët e Njësisë 10 dhe Vora votojnë në mënyrë elektronike, KQZ teston sot pajisjet

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, banorët e njësisë 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë, do të votojnë përmes pajisjeve elektronike...

Çmimet e apartamenteve te kullat në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i kullave shumëkatëshe. Tashmë,...

Lobimi i PD në SHBA/ Kokalari: Pas SPAK, mund të nisë hetim edhe nga FBI

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe për lobimin e PD në SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV